• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi i përgjigjet Panaritit: Fondet e skemës IPARD nuk ‘flenë në sirtar’, Shqipëria i vetmi vend që çeli dy thirrje brenda një viti

06/04/2020
Çuçi i përgjigjet Panaritit: Fondet e skemës IPARD nuk ‘flenë në sirtar’, Shqipëria i vetmi vend që çeli dy thirrje brenda një viti

Një ditë më parë ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti kërkoi që fondet e programit IPARD për bujqësinë të përdoreshin për të amortizuar krizën e Covid-19 në këtë sektor dhe sipas tij të mos ‘flenë në sirtar’. Por sot ka ardhur ragimi nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Ndonëse ky i fundit nuk e përmend me emër paraardhësin e tij, deklaron se skema e granteve IPARD prej një vit e gjysmë po jep një kontribut të madh tek investimet në sektorin rural. Çuçi i kujton Panaritit edhe kohën kur ai ka qenë ministër dhe që skema IPARD ishte e paakredituar. Ministri thekson se gjithashtu se Shqipëria është vendi i vetëm që evitoi djegien e fondeve dhe madje shfrytëzoi ato që nuk ishin shfrytëzuar më parë.

Më poshtë deklarata e tij e plotë:

Nisur nga disa reagime për skemën e granteve IPARD dhe impaktin e emergjencës së Covid-19 në sektorin rural, dua të bëj disa saktësime per publikun.

Fondet e kësaj skeme nuk ‘flenë në sirtar’, por janë në dispozicion të fermerëve dhe agrobiznesit. Falë kësaj skeme sot kemi investime të rëndësishme në ferma, makineri, linja prodhimi dhe asete të tjera sipas masave përkatëse. Ka perënduar koha kur IPARD ‘flinte’ në ministri prej 4 vitesh për shkak të mosakreditimit.

Ka 1 vit e gjysem qe kjo skemë ka një kontribut të madh në investimet që po bëhen në sektorin rural.

Në Thirrjen e Parë të IPARD janë kontraktuar dhe janë në proces rreth 24 milionë euro. Në Thirrjen e Dytë kemi 371 aplikime dhe plot 57 milionë euro në dispozicion.

Shqipëria është vendi i vetëm që evitoi djegien e fondeve dhe madje shfrytëzoi ato që nuk ishin shfrytëzuar më parë.  Po kështu jemi i vetmi vend, ndër ato që përfitojnë nga skema IPARD, që çelëm dy thirrje brenda një viti për të gjitha masat e akredituara.

IPARD është një program që parashikon investime, jo mbështetje direkte për fermerët dhe pavarësisht krizës së Covid-19, nuk ka patur deri më tani diskutime për modifikimin e tij. Pagesat direkte janë vetëm për vendet anëtare të BE.

Ecuria e IPARD në Shqipëri është sipas parashikimeve dhe shumë investime në të gjithë vendin janë sot realitet, të tjera janë duke u përfunduar dhe plot projekte presin që të financohen.

Edhe pse në kushtet e masave kufizuese të kësaj emergjence, sektori bujqësor në Shqipëri vijon punën. Megjithatë kjo është një situatë dinamike që ne po e monitorojmë me kujdes dhe do të ndërmarrim masat e nevojshme në momentin e duhur.

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al