Bashkia Gjirokastër vijon të shpërndajë ndihma ushqimore për familjet në nevojë dhe pensionistët që jetojnë të vetmuar. Sot në terren me kryebashkiakun Flamur Golemi ishte dhe gazetarja e Tv News 24 në Gjirokastër, Brikena Metaj. Ajo i është bashkuar grupit të patronazhistëve që asistojnë të moshuarit, të cilët jetojnë vetëm dhe kanë nevojë për ndihmë, si dhe ka shpërndarë disa pako ushqimore me kryebashkiakun. Që prej nisjes së krizës së Covid-19 të moshuarve dhe familjeve në nevojë iu shërbehet në shtëpi me ilace dhe ushqime, për të evituar daljet jashtë banese.