Distancimi social është një prej masave më të këshillueshme për të evituar përhapjen e Covid-19. Ndalohen grumbullimet e njerëzve dhe sugjerohet mbajtja e distancës në së paku 2 metra larg njëri nga tjetri. Por duket se kjo nuk respektohet kudo. Tek shtëpia e të moshuarve në Gjirokastër banorët e saj kishin dalë sot në tarracën e institucionit dhe kërcenin valle. Natyrisht që është shumë bukur kur ata njerëz gëzojnë dhe argëtohen nëse nuk do ishim të mbërthyer nga kjo pandemi, por ajo që ka ndodhur duket se bie ndesh me masat për parandalimin e Covid-19, edhe pse për hir të së vërtetës të moshuarit që jetojnë aty janë të vetëkarantinuar, nuk dalin fare jashtë. Shihni videon që sjell Argjirolajm.net