• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zëri Amerikës: Në Shqipëri besojnë se piku me koronavirusin kaloi në ditët e fundit të marsit

09/04/2020
Shifrat pesimiste/ Shqipëria me vdekshmëri të lartë prej koronavirusit

Shqipëria mbushi sot 72 orë pa asnjë vdekje prej koronavirusit, ndërsa rastet e të prekurve janë më të pakta. Vdekja e fundit i përket datës 6 prill, një 90-vjeçar i konfirmuar me COVID-19 dhe me një seri sëmundjesh të tjera.

Numri i vdekjeve është ndalur në 22 vetë prej disa ditësh, ndërsa vazhdojnë testime të përditshme, prej nga zbulohen raste të reja. Sipas të dhënave zyrtare, 9 raste të reja u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit nga testimi i 234 personave të dyshuar.

Numri i përgjithshëm është 409 të prekur, që janë zbuluar nga mbi 3 mijë e 220 testime për të dyshuar. Statistikat zyrtare flasin për një numër në rënie të shtrimeve në spitale dhe rritje të shifrave për të shëruarit.

Autoritetet besojnë se shifrat e përhapjes së kësaj sëmundjeje për Shqipërinë arritën pikun në ditët e fundit të marsit.

Në dy spitalet COVID janë gjithsej 58 të shtruar, ndërsa 11 pacientë të tjerë iu shtuan listës së 165 të shëruarve. Pjesa më e madhe e të shtruarve, 52 vetë, janë në Spitalin Infektiv, ndërsa në Spitalin e dytë Covid janë vetëm 6 pacientë.

Qytetet më të prekura janë Tirana me 196 raste, Shkodra me 45 raste dhe Durrësi me 38 të prekur.

Autoritetet po vazhdojnë të mbajnë masa të shtrënguara në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve me orare të reduktuara, me fundjava 40-orëshe krejt të mbyllura për tregjet dhe qytetarët, si dhe me qarkullimin e bllokuar ndërqytetës.

Në rrugë qarkullojnë vetëm automjetet e shërbimeve publike, policia dhe ushtria, ndërsa janë krejt të mbyllura parqet natyrore dhe lulishtet, restorantet, lokalet dhe mjedise të tjera ku më parë kishte tubime masive të qytetarëve. VOA

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Selin dhe Brikena dhëmballa të prishura, Miri anestezisti”/ Komentet e Ilnisa Agollit për banorët e BBVA

“Selin dhe Brikena dhëmballa të prishura, Miri anestezisti”/ Komentet e Ilnisa Agollit për banorët e BBVA

22/03/2026
Kushërira e Brikenës: Ajo nuk është gati për puthjen, Mateon nuk e gjykojmë

Kushërira e Brikenës: Ajo nuk është gati për puthjen, Mateon nuk e gjykojmë

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al