Mes 6 rasteve të konfirmuara me koronavirus në Tiranë, është edhe një zyrtar i lartë i Policisë. Gazeta Mapo mëson se është infektuar shefi i Dhomave të Shoqërimit në Policinë e Tiranës. Testi ka dalë pozitiv për të, pasi kishte shfaqur disa simptoma.
Dyshohet se ai ka infektuar edhe 4 vartësit e tij, të cilët sot do ti nënshtrohet testit për COVID-19. Gjithashtu familjarët e tij dhe kontaktet që ka patur, do ti nënshtrohen testimit. Kjo mund të jetë një vatë e re infeksioni në kryeqytet.
Janë edhe dy policë të tjerë që janë konfirmuar me koronavirus në Tiranë, të 3 në 48 orët e fundit. Në kryeqytet deri tani regjistrohen 196 të infektuar me koronavirus./ Mapo









