• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kryetari i Bashkisë Finiq: Më kanë çarë gomat e makinës dhe më kanë këputur frenat e dorës!

09/04/2020
Kryetari i Bashkisë Finiq: Më kanë çarë gomat e makinës dhe më kanë këputur frenat e dorës!

Kryetari i Bashkisë së Finiq, Kristo Kiço denoncon se makinë së tij i janë çarë gomat dhe këputur frenat e dorës nga persona që nuk janë vënë ende përpara përgjegjësisë. Ndërsa burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja ka hije dyshimi se mund të jetë sajuar dhe se po hetohet.

Kiço ka bërë publik rastin përmes një postimi në Facebook, ku denoncon se disa persona i kanë çarë gomën e makinës dhe i kanë prerë frenat e dorës. Goma e çarë u konstatua nga vetë Kiço, ndërsa prerja e kabllove të frenave u zbulua 4 ditë në vonë.

Makina ishte e parkuar jashtë shtëpisë së tij në qytetin e Sarandës, ndërsa mjeti ishte hapur pa e thyer atë. Kiço shkruan se në raportin e policisë thuhet se autorët duket se kanë patur qëllim kriminal dhe se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Megjithatë sipas burimeve nga grupi hetimor që po heton në lidhje me ngjarjen pasi ka hije dyshimi se këputja e frenave të dorës nga brenda makinës mund të jetë e sajuar.

Sipas kreut të Bashkisë së Finiqit ai nuk ka konflikte me askënd, ndërsa burimet thonë se në lidhje me ngjarjen nuk ka ende asnjë të dyshuar. Burimet thonë se ‘Kiço pretendon se frenat e dorës ja kanë prerë brenda makinës, ndërkohë që ajo ka qenë e mbyllur dhe nuk ka shenja thyerje apo hapje të saj me forcë”.

Gjithsesi është duke u hetuar pasi mënyra e veprimit duket dyshuese për grupin hetimor./ Shqiptarja.com

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al