8 efektivë policie janë konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë. “Numri i efektivëve që janë të konfirmuar si raste pozitive është 8″, njofton MSH. Mësohet se gjendja e punonjësve të policisë është stabël dhe janë vetëizoluar. Ndërkohë është vendosur tunel sanitar te Drejtoria e Policisë së Shtetit ku bëhet dezinfektim për punonjësit e policisë. Efektivët kalojnë me maska përmes tunelit sanitar.









