Ashtu si në 4 javët e fundit, edhe gjatë kësaj fundjave, nuk do lejohet lëvizja në Shqipëri. Nga nesër në orë 13:00, deri të hënën në orën 5 të mëngjesit, gjithçka do të jetë e mbyllur.
Postimi i Ramës:
🔴 NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00😊
🔴 NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI🙏
🔴 NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA😊
Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë🇦🇱