Një zjarr ka shkrumbuar një shtëpi në qytetin e Gjirokastrës nga pakujdesia e zonjës së shtëpisë e cila kishte harruar furnelën e gjellës ndezur dhe kishte shkuar në supermarket. Kryefamiljari Arben Kovaçi tregon se si shkak i zjarrit është djegur gjithçka dhe 2.5 million lekë që ai i mbante në shtëpi. Nusja kishte ndezur furnelën për të bërë gjellën dhe ikëm në supermarket. Si shkak i flakëve janë djegur të gjitha mobiliet dhe lekët. Në shtëpi kisha 2.5 milion lekë. Shtëpia nuk është e imja jetojmë me qera. Fatmirësisht nga zjarri i rënë nuk raportohet për viktima.