• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kriza e Covid-19 godet turizmin në Vlorë, personeli mbetet i papunë (VIDEO)

12/04/2020
Kriza e Covid-19 godet turizmin në Vlorë, personeli mbetet i papunë (VIDEO)

Sektori i turizmit në qarkun e Vlorës tërësisht i pezulluar, teksa të gjitha rezervimet e sezonit turistik afatmesëm prill-maj, por edhe të qershorit momentalisht janë të gjitha të anuluara.

Fakt të tillë e konfirmon dhe kreu i operatorëve turistik për qarkun e jugut Vasil Bedinaj, i cili shprehet se dëmi që i është shkaktuar turizmit nga kjo situatë është vërtet i madh dhe do të duhet kohë për të dal nga kjo gjendje.

Anulimi i rezervimeve sipas Bedinajve ka goditur ndjeshëm dhe vendet e punës, teksa momentalisht 100 % e personelit të punësuar në sektorin e turizmit janë papunë, të anuluar nga sistemi i sigurimeve shoqërore pasi aktivitet e bareve restoranteve dhe hoteleve në gjithë qarkun janë tërësisht të mbyllura.

Kur situata e Covid 19 të mbaroj do të filloj sërish punësimi i stafeve në sektorin e turizmit, por kjo do të jetë një punësim gradual deri në përmirësimin final të situatës.

Bedinaj shprehet se deri më tani nuk kanë marr asnjë mbështetje nga qeveria, teksa janë në pritje të paketës së dytë financiare, por duke parë edhe paketën e parë financiare të lancuar nga qeveria shpresat janë të pakta se paketa e dytë mbështetëse për turizmin do e ndihmoj këtë sektor.

Është zhvilluar një takim me prefektin e qarkut Vlorë, por edhe me përfaqësues institucionesh ku janë paraqitur kërkesat e operatorëve për të dal nga gjendja e luftës kur ndodhen, dhe përgjigja që është marrë është që duhet të presin paketën e dytë financiare nga qeveria e vendit, momentalisht asnjë zgjidhje tjetër nuk u është dhënë.

Pavarësisht situatës Bedinaj shprehet besimplotë se vetëm fal bashkëpunimit nëpërmjet operatorëve turistik, qeverisë lokale dhe mbështetjes së asaj qendrore do të dalim nga kjo situatë.

Sipas tij gjërat duhet të lirohen gradualisht pasi Vlorë është një qytet i qetë me vetëm 4 raste të konfirmuar me Covid-19 brenda qytetit.

Sipas tij lirimi gradual i bizneseve në fraksion të turizmit do ti japi këtij sektori frymëmarrje, dhe do të ndikoj që mos të kemi dëme kolosale në këtë sektor për periudhat në vazhdim.

Të gjitha rezervimet e turistëve të huaj për muajt prill, maj, qershor janë anuluar tashmë, teksa qarku i Vlorës nëse situata vijon e tillë do të vazhdoj të humbasë dhe turistët për korrikun gushtin dhe shtatorin.

“Situata në sektorin e turizmit është si në të gjithë botën, por ne në Shqipëri e ndjejmë më shumë, se prisnim një sezon më të mirë se sa viti 2019. Për këtë vit, mund të themi që janë bërë të gjitha anulimet prill, maj, qershor, por shpresojmë që të hapet nga korriku, por që kjo hapje nuk do të krijojë mundësinë e rikuperimit për këtë vit. Mendojmë se do të jetë një sezon i vështirë.”

Sektori i turizmit mbetet më i prekuri nga Covid-19 dhe mbi të gjitha kjo situatë e shkaktuar tek turizmi do të ndikoj dhe tek qyteti i Vlorës një qytet i cili jeton me turizmin./ Ora News

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

23/12/2025
Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Pse rikthimi i Toneyt në shtëpi i kushtoi shumë banorëve?

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al