• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Europianet mbyllen në shtëpi, Suedezët shijojnë birra në lokale!

15/04/2020
Europianet mbyllen në shtëpi, Suedezët shijojnë birra në lokale!

Ndërsa në Europë dhe në një pjesë të mirë të vendeve të botës është vendosur sistemi karantinë i qyteteve, ku njerëzit janë të detyruar të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre, qytetarët Suedezë vazhdojnë jetën normalisht. Pijnë birra ose kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme, citojnë media të ndryshme Europiane, mes tyre dhe Business Insider.

Belgjika për shembull ka rreth 11 milionë banorë dhe ka hyrë në një regjim strikt karantinimi që nga muaji mars por gjithsesi ka regjistruar rreth 31 mijë të infektuar nga COVID 19 dhe më shumë se katër mijë viktima. Shteti i saj fqinj, Suedia ka 10 milionë banorë dhe nuk ka marrë asnjë masë. Ky shtet ka mbyllur vetëm shkollat e mesme dhe universitetet, por ka lënë hapur lokalet dhe të gjitha veprimtaritë prodhuese. Aktualisht regjistron 10 mijë të infektuar dhe diku tek 1 mijë raste vdekjesh. Belgjika renditet e katërta në Europë për sa i përket numrit të viktimave dhe të të infektuarve, ndërsa Suedia renditet e 13-ta. Rasti i Suedisë, po merret si një shembull nga studiuesit ndërsa më skeptikët shprehen se masat e marra nga qeveritë përveçse kanë krijuar konfuzion tek popullata, po sjellin dhe shkatërrim të ekonomive.

“Në Suedi ka një sistem ku ministritë janë mjaft të vogla, por ka shumë agjenci të specializuara që japin rekomandime për publikun e gjerë dhe i sugjerojnë qeverisë se çfarë masash duhet të vendosë,” – shpjegon Ministri Suedez për Çështjet Europiane, Hans Dahlgren. “Ata dhanë rekomandime shumë të qarta se si të sillemi”, – shtoi Dahlgren. Megjithatë, me mbi 1000 vdekje dhe mbi 11,000 raste të konfirmuara pozitive. Nuk dihet se si do të jetë sjellja e virusit në ditët e ardhshme, por ajo çka vlen të thuhet është se pothuajse të gjitha shtetet e kanë kaluar valën e parë të pandemisë e cila konsiderohet dhe më e rënda, duke u nisur dhe nga eksperiencat e mëparshme.

Në vitet 2009-2010 gjatë pandemisë së gripit të derrave, përveç Meksikës, dhe ndonjë vendi tjetër nuk janë marrë masa të tilla si ato në rastin e COVID-19. Kjo pandemi në harkun kohor të më shumë se një viti preku mbi 700 milionë njerëz, duke shkaktuar 500 mijë të vdekur në mbarë botën. Gjithsesi ekspertët janë të mendimit se koronavirusi është rreth dhjetë herë më i rrezikshëm se virusi i pandemisë së vitit 2009, dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e deri tanishme. Aktualisht nga 1.9 milion të infektuar janë regjistruar më shumë se 123 mijë vdekje, duke e çuar vdekshmërinë e këtij virusi në një mesatare prej rreth 6.5 % nga diçka më shumë se 1.5 % që ishte mesatarja e vdekjeve në pandeminë e vitit 2009. Specialistët janë të mendimit se në mungesën e një vaksine për virusin, duhet të shpresojmë tek imuniteti i tufës. Sipas tyre nga ky virus, 85 % e atyre që preken nuk kanë simptoma, 10 % sëmuren ndërsa 2 % përfundojnë në gjendje të rëndë ose humbin jetën siç edhe ka rezultuar. Karantina shërben për të mos futur sistemin shëndetësor në kolaps, por nuk e zhduk automatikisht virusin. Me sa duket suedezët nuk e kanë problem sistemin i cili deri më tani duket se po funksionon mrekullisht.

Related Posts

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 4 persona të plagosur nga protesta ditën e sotme

25/10/2026
Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm
Kryesore

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment, transportimi drejt Romës u bë me avion të posaçëm

25/10/2026
Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Kryesore

Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard

25/10/2026
Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti
Kryesore

Rama kundërshton deklaratën e motrës së të riut për kurimin në Itali: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti

25/10/2026
Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve
Kryesore

Përplasje pranë Kryeministrisë, policia përdor autobot dhe spraj me piper ndaj protestuesve

25/10/2026
Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!
Kryesore

Flet i riu i plagosur në protestë: Më goditi plumbi i gomës në sy, bëra dy hapa dhe rashë në tokë. Kam shumë dhimbje, Shqipëria është e jona!

25/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Legjionarët/ Myrto Uzuni vendos ndeshjen me një dopietë në favor të Austin, realizojnë Jasir Asani dhe Nedim Bajrami – Balkanweb.com – News24

Legjionarët/ Myrto Uzuni vendos ndeshjen me një dopietë në favor të Austin, realizojnë Jasir Asani dhe Nedim Bajrami

26/10/2026
Legjionarët/ Myrto Uzuni vendos ndeshjen me një dopietë në favor të Austin, realizojnë Jasir Asani dhe Nedim Bajrami – Balkanweb.com – News24

Legjionarët/ Myrto Uzuni vendos ndeshjen me një dopietë në favor të Austin, realizojnë Jasir Asani dhe Nedim Bajrami – Balkanweb.com – News24

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al