I infektuari i parë më Covid-19 në Kukës, një ditë më parë ka sjellë edhe borën me vete. lajmi i keq për përhapjen e koronavirusit në qytetin verior të Shqipërisë ka përkuar edhe me mbulimin e këtij vendi nga petku i bardhë.
Siç shihet edhe në foto, një pjesë e Kukësit, kryesisht Shishtaveci është zbardhur nga dëbora. Ndërkohë në këtë qytet tashmë janë gjashtë persona të konfirmuar me Covid-19. Dy janë infermierë, ndërsa katër të tjerët janë familjarë të infermierit të djeshëm që shënoi rastin e parë me koronavirus në Kukës.
Ndërkohë, në vendin tonë janë infektuar 475 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 248 qytetarë janë shëruar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me COVID-19, dy prej tyre personel mjekësor. Harta e të prekurve u zgjerua me 6 raste në Tiranë, 1 në Shkodër dhe 1 në Kukës.









