Një studim i botuar në revistën ditën e sotme ‘Nature Medicine’, ka habitur me përfundimin e tij pasi në të shkruhej se njerëzit mund ta përhapin Covid-19 përpara se ata vetë të shfaqin simptoma. Pra, ata që duken të shëndetshëm janë më të rrezikshëm përsa i përket ngjitjes së sëmundjes vdekjeprurëse.
“Ne kemi vërejtur shumë raste me koronavirus në mostrat që janë marrë tek personat që kanë qenë në kohën e shfaqjes së simptomave dhe kemi konstatuar se ata infektohen përpara se të shfaqin simptoma duke bërë që të infektohen edhe të tjerët në mënyrë të pakuptueshme”,– thonë studiuesit.
Sipas zbulimit të tyre njerëzit e infektuar mund t’ja kalojnë edhe të tjerëve dy deri në tre ditë para se të shfaqen simptomat./ Burimi: CNN