• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fashat orare dhe lëvizja me mjete, ja çfarë thotë përfaqësuesi i policisë rrugore

15/04/2020
Fashat orare dhe lëvizja me mjete, ja çfarë thotë përfaqësuesi i policisë rrugore

Edhe pse ka një zgjatje të fashës orare të lëvizjes së qytetarëve në Shqipëri, masat vijojnë të jenë në fuqi për shkelësit. Në një lidhje në Opinion, përfaqësuesi i policisë rrugore Albert Dervishaj shpjegoi në mënyrë të detajuar oraret e lëvizjes, mënyrat e qarkullimit me automjet dhe ndëshkimet për shkelësit.

“Sikurse jemi në dijeni, në bazë të vendimeve të komitetit të emergjencave civile, nga dita e hënë ka filluar të zbatohet një fashë e re orare, për lëvizjen e automjeteve edhe të këmbësorëve. Sipas të cilës, fasha orare do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri në 17 e 30 për lëvizje të qytetarëve të cilët brenda kësaj fashe do të kryejnë nevoja të furnizimit, pazarit, blereje medikamentesh apo shërbime të tjera. Gjithmonë këta janë me leje duke bërë aplikimin në aplikacionin e Albania.

Për çdo familje një person do të dali për të bërë pazar. Moshat e treta, që kanë një brez të caktuar dhe sistemi nuk ua lejon atumatikisht nuk do lejohen. E veçanta është tek automjetet. Automjetet do të lejohen të lëvizin për nevoja pune përmes autorizimeve apo vetëdeklarimeve që kanë marr për momentin. Autorizimet janë të vlefshme, me një kusht që askush nuk ta të drejtë të abuzojë me autorizimin.

Çdo qytetar që është në punë të shkojë dhe të kthehet nga puna, por jo të dalë për xhiro”, tha Dervishaj duke shpjeguar se orari i lëvizjes për të shkuar në punë në mëngjes është 05:00- 08:00 dhe orari i kthimit 16:00-17:00.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për automjetet që janë në punë dhe duhet të lëvizin përtej kësaj fashe, Dervishaj tha:

Ne kemi një listë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilës të gjitha bizneset e lejuara do të vzhdojnë aktivitetin brenda të gjitha kondicioneve që kanë deri tani. Një pjesë e veprimtarisë që kanë të bëjnë me furnizmin e qytetarëve shqiptarë me ushqime apo aktivitete të tjera, sigurisht që këto do të lejohen brenda fashave orare.

Fevziu: Kam një qytetar që më pyet se ka një aktivitet me vaska peshku. A ka leje speciale për këta që kanë punë më specifike?

Dervishaj: Në bazë të akteve të Ministrisë, Drejtori i Policisë ka specifikuar me shkrim që aktivitete si vaskat e peshkut që përmendët, pularia apo blegtoria, sigurisht që këto nuk do të pengohen për të shkuar në destinacionin që janë. /Opinion.al

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al