• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bill Gates: Ja si mposhtet Koronavirusi

15/04/2020
Bill Gates: Ja si mposhtet Koronavirusi

Themeluesi i Microsoftit i kishte paralajmëruar prej kohësh drejtuesit e Shtëpisë së Bardhë që të përgatiteshin për një pandemic të mundshme. Më kot. Në shkrimin më poshtë ai shpjegon se çfarë mund të bëjmë tani.

Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara e humbën mundësinë për t’u parapërgatitur për koronavirusin. Por dritarja e kohës për vendime të rëndësishme nuk është mbyllur ende. Masat që ne dhe qeveria marrim tani, ndikojnë shumë në shpejtësinë e rënies së numrit të rasteve të reja, në një kohë që ekonomia ka ngecur dhe ku shumë amerikanë po varrosin të dashurit e tyre për shkak të Covid-19.

Gjatë punës time në Fondacionin Gates, kam folur gjatë me ekspertë dhe politikanë nga gjithë vendi. KJo e ka bërë të qartë për mua se duhen ndërmarrë tre hapa: Së pari, ne kemi nevojë për një zbatim të qëndrueshëm në shkallë vendi të mbylljes. Megjithë nxitjen e ekspertëve të shëndetit, disa shtete dhe zona ende nuk kanë urdhëruar një mbyllje të plotë.

Disa plazhe janë ende të hapura, në disa restorante ende u shërbehet klientëve nëpër tryeza. Kjo çon në katastrofë. Për shkak se njerëzit ende janë të lejuar të lëvizin lirshëm midis shteteve, virusi gjithashtu kapërcen kufijtë. Qeveria duhet ta kuptojë: mbyllja është efektive vetëm nëse zbatohet kudo. Deri kur niveli i infeksionit në SHBA të ulet – dhe kjo mund të zgjasë dhjetë javë ose më shumë – askujt nuk mund ti lejohet të vazhdojë si zakonisht ose të lëvizë lirisht. Çdo mosmarrëveshje në këtë pikë do të thotë humbje të mëtejshme të dhimbshme për ekonominë, rritje të mundësisë për kthimin e virusit që shkakton vdekje të mëtejshme.

Së dyti, qeveria amerikane duhet të sigurojë kryerjen e sa më shumë testimeve. Duhet më shumë komplete testimi. Për më tepër, rezultatet duhet të dalin sa më shpejt dhe të jenë të sigurta. Ekzistojnë shebuj pozitivë: Shteti i Neë York kohët e fundit ka zgjeruar kapacitetin e tij të testimeve në më shumë se 20,000 teste në ditë. Metodat e testimit janë bërë gjithashtu më efikase. Rrjeti i Vlerësimit të koronavirusit në Seattle zhvilloi një test, për shembull, ku pacientët vetë mund të marrin mostrën me një tampon, pa rrezikuar stafin mjekësor. Shpresoj se këto dhe risi të tjera së shpejti do të jenë në dispozicion në mbarë vendin.

Deri atëherë, kërkesa për teste ka të ngjarë të tejkalojë ofertën për disa kohë. Përveç kësaj, aktualisht nuk ka rregulla të qarta se kush duhet të testohet e kush jo. Për shkak të mbingarkesës në laboratorë, dalja e rezultatit mund të zgjasë deri në shtatë ditë. Sidoqoftë, ato do ishin efikase nëse dilnin brenda 24 orëve. Prandaj duhet të vendosen përparësi të qarta.

Së pari duhet të testohen njerëzit në profesione të rëndësishme sistematike, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ndihmës së parë, profesionet e tjera e pastaj njerëzit me simptoma të rënda dhe së fundi ata që kanë pasur kontakte me të sëmurët. E njëjta vlen edhe për maskat mbrojtëse dhe respiratorët. Kur 50 guvernatorë luftojnë me njëri tjetrin për pajisjet e shpëtimit të jetës, dhe spitaleve u duhet të paguajnë çmime të rritura për to, kjo vetëm e përkeqëson situatën.

Së treti, ne kemi nevojë për një qasje të bazuar në të dhëna për të zhvilluar terapi dhe një vaksinë. Shkencëtarët janë duke punuar me shpejtësi. Ata që janë përgjegjës mund të japin kontributin e tyre duke u përmbajtur nga krijimi i thashethemeve që shkaktojnë panik. Kur ilaçi i malaries, hidroksilklorina u aprovua si një trajtim urgjent për Covid-19, shumë subjekte e bunkerizuan atë. Rezultati është që njerëzit me lupus, për të cilët ilaçi është jetik, vështirë se mund ta marrin më atë.

Le t’i përmbahemi praktikave më të mira. Kjo do të thotë: studime të shpejta me përbërësit e mundshëm aktivë dhe informim i publikut për rezultatet. Pasi të jetë gjetur një metodë e sigurt dhe efektive e trajtimit, sidoqoftë, duhet të sigurohet që dozat e para të mundshme t’i marrin ata që kanë nevojë më shumë.

Për të mposhtur përfundimisht sëmundjen, na duhet një vaksinë e sigurt dhe efektive. Nëse gjërat shkojnë mirë, mund të jetë gati në më pak se 18 muaj – kjo do të ishte një kohë rekord. Por beteja nuk mbaron me gjetjen e vaksinës. Për të mbrojtur jo vetëm amerikanët, por edhe njerëzit në mbarë botën, duhet të prodhohen miliarda doza individuale. Pa një vaksinë, vendet në zhvillim janë në rrezik shumë më të madh se vendet e pasura, pasi atje është edhe më e vështirë të zbatohet distancimi social dhe mbyllja.

Që tani duhet të fillojmë ndërtimin e mjediseve ku këto vaksina do të prodhohen më vonë. Për të peodhuar një vaksinë ka një sërë procesesh specifike. Ne duhet të krijojmë lehtësira për secilën nga substancat e nevojshme. Kompanitë private nuk mund ta bëjnë këtë, shtetet po. Është për tu vlerësuar fakti që qeveria amerikane nënshkroi marrëveshje me të paktën dy kompani për t’u përgatitur për prodhimin e vaksinave. Shpresoj që marrëveshje të tjera do të pasojnë.

Në fjalimin tim për TED në 2015, unë u kërkova liderëve botërorë që të përgatiteshin për skenarë pandemie, ashtu siç bëjnë për rast lufte – duke përdorur simulime për të zbuluar dobësitë e sistemit. Tani ne e kuptojmë se sa shumë kemi për të bërë. Por unë ende besoj se ne mund të shpëtojmë jetë dhe ta ringremë vendin tonë përsëri, me kushtin që të marrim sot vendimet e duhura. Vendimet bazuar në njohuritë shkencore, të dhënat dhe përvojën e ekspertëve mjekësorë. /Focus

Related Posts

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë
Kryesore

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Opozita njofton datën e protestës tjetër
Kryesore

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
“Rrezikohet shembja e urës”, ARRSH bllokon rrugën Librazhd-Prrenjas
Kryesore

“Rrezikohet shembja e urës”, ARRSH bllokon rrugën Librazhd-Prrenjas

21/02/2026
Nën hetim topografi nga Gjirokastra, ja për çfarë akuzohet
Kryesore

Konflikti për pronat, si ndodhi plagosja me armë në Gjirokastër

21/02/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Afro 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, qeveria sqaron ç’do bëhet me ta

21/02/2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)
Kryesore

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë, koha për reformim që drejtësia t’i shërbejë qytetarëve (VIDEO)

21/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Opozita njofton datën e protestës tjetër

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al