Kuvendi është mbledhur sot pas rreth 40 ditësh pushim. Ajo që ka rënë në sy ishin masat e marra në kuadër të pandemisë së Covid-19. Deputetët ishin pajisur me maska, dorashka dhe mbanin distancë nga njëri-tjetri. Por kishte edhe nga ata që mbërritën në Kuvend pa maska mbrojtëse, si deputetja e Gjirokastrës Mirela Kumbaro, Ediola Brahaj etj. Shihni disa prej fotove që sjell LSA.