Deputetja Antoneta Dhima ka ardhur në sallën e Kuvendit, pak javë pasi i biri mposhti Covid-19. E maskuar, veshur me ngjyra të errëta, Dhima është kapur nga fotografët, teksa ecën vetëm, duke ruajtur distancën e sigurisë nga të tjerët. Djali i Antoneta Dhimës u infektua nga koronavirusi pak javë më parë, dhe u shtrua tek Infektivi, ndërsa e gjitha familja u karantinuan në Fier. Me datë 1 prill, vetë deputetja njoftoi se djalii saj e kishte fituar betejën me Covid-19 dhe po rikuperohej. Djali i Dhimës, me inicale A.DH kishte udhëtuar pak javë më parë në Itali (para se të mbylleshin kufijtë me shtetin fqinj), ku edhe dyshohet se ishte infektuar.










