• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E plotë/ Ndëshkimet me gjobë dhe burg, ja çfarë rrezikoni nëse thyeni karantinën

16/04/2020
Tërhiqet qeveria, ul dënimet për ata që shkelin karantinën. Gjobë ose 3 vjet burg

Kuvendi ka miratuar sot me riformulime dhe duke pranuar rekomandimet e presidentit Ilir Meta, të gjitha dënimet në rastet kur qytetarët thyejnë masat ndaj përhapjes së COVID-19. Mazhoranca u tërhoq nga dënimi me 15 vite burg në rastet kur shkaktohet vdekja e një personi nga një tjetër i infektuar, duke e zbritur në 5 ose 10 vite burg, sipas propozimit të kreut të shtetit. Kësisoj, nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhë përbën kundravajtje, atëherë dënohet me gjobë ose 6 muaj burg.

Kur kundravajtja është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve, gjobë ose 2 vjet burg. Nëse nuk zbatohet urdhri i detyruar për karantinim, 2-3 vite burg.

Përhapja me dashje e sëmundjeve infektive, 2-5 vite burg. Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektive, gjobë ose 2 vite burg. Kur përhapja e sëmundjes infektive ka lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve, 3-8 vite burg.

Kur nga përhapja e sëmundjes infektive është shkaktuar vdekja e 1 apo më shumë personave, 5- 10 vite burg. Ndërkohë Kodi Penal u miratua sot në seancën e Kuvendit me 88 vota pro, 11 kundër, 3 abstenim.

NDRYSHIMET E PËRMIRËSUARA NË KODIN PENAL

Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

Related Posts

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026
Rama tregon për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë: Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!
Kryesore

Rama tregon për takimin me ambasadoren amerikane në Athinë: Diskutuam për çështje të interesit të lartë dhe energjinë!

14/03/2026
Qeveria shtyn edhe me një vit koncensionin që rrit me 10 lekë çmimin e naftës
Kryesore

Nafta në Shqipëri shkon 196 lekë për litër

14/03/2026
OSHEE “zgjidh qesen”, rrit rrogat për elektricistët dhe inxhinierët
Kryesore

OSHEE “zgjidh qesen”, rrit rrogat për elektricistët dhe inxhinierët

14/03/2026
E rëndë në Itali/ Ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare pasi ra nga ballkoni
Kryesore

E rëndë në Itali/ Ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare pasi ra nga ballkoni

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al