• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dash Shehi: Ka ardhur momenti që opozita të zbresë në fushë, Rama po pastron para

21/04/2020
Dash Shehi: Ka ardhur momenti që opozita të zbresë në fushë, Rama po pastron para

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi, ka folur për situatën e krijuar në vend ka koronavirusi, si dhe nuk ka lënë pa akuzuar kryeministrin Rama se po e përdor Amnistinë Fiskale për të pastruar paratë e tij.

Ai është shprehur se kjo qeveri nuk ka marrë masat e duhura, ndërsa thekson se janë lënë në harresë shumë probleme të tjera dhe shëndetësia është fokusuar vetëm te koronavirusi.

“Qeveritë nuk bëhen të mira apo të këqija në kohë karantine.

Kjo qeveri ka 7 vite dhe nuk ka qenë nevoja e karantinës për të parë se kush janë, sa të zotë dhe të paangazhuar.

Nuk kam pritur gjëra të jashtëzakonshme nga qeveria. Investimet në shëndetësi nuk po japin rezultatin e duhur Janë hapur fasoneritë, u kthyen në vatra infeksioni. Kjo qeveri ka hapur frikë e panik te qytetarët.

Rama thotë se paratë e krimit i kemi përjashtuar me ligj, por kështu ka qenë gjithmonë, ti i mbyll derën dhe hyjnë nga penxherja. Ku qenkan ata emigrantë që do dorëzokan milionat. Një biznes çdo vit 35-40% ia ka paguar shtetit. Ky për të pastruar paratë e veta do të mbajë vetëm 5%. Në vend që të mendojë se si mund të dalim nga kriza, ky noton në ujëra të pista”, tha Shehi.

Shehi është shprehur se duhet të ndërhyhet në turizëm dhe bujqësi, që i shikon si dy sektorët që mund ta nxjerrin Shqipërinë nga kriza, sidomos në këtë situatë.

“Ka para të mjaftueshme dhe duhet të ndërhyjë në dy sektorë. Bujqësi dhe turizëm dhe është momenti për të ndërhyrë.

Po harrohen shumë probleme. Kanë vdekur më shumë njerëz se nga koronavirusi. Vazhdojnë të vdesin me mijëra shqiptarë. 1 miliard-shi i zhurmshëm do 2 vite të disbursohet. Paratë që kanë ardhur për tërmetin të prishen me seriozitet.

Gjermanët kanë 9 shtretër për 1000 vetë, ne kemi 1.2 shtretër. Ne kemi bërë 5000 tampone pas 50 ditësh, fqinjët në Ballkan kanë shkuar 50 mijë.

Ne s’kemi bërë kurrgjë dhe merremi me numrat e vegjël. Bëj më shumë tampone dhe do të shohim se do të dalin më shumë të infektuar.

Mos të krijojmë shpëtimtarë kot, duhet të ndjekim rregullat e OBSH dhe eksperiencën italiane”, u shpreh Shehi për Fax News.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

Lecce “burgos” Ramadanin, në Itali zbulojnë klauzolën në kontratë

25/12/2025
Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al