Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se javën e ardhshme do të vijë akoma më shumë lehtësimi i masave të marra në kuadër të situatës ndaj Covid-19. Në një komikim nëpërmjet një video-live në profilin e tij në Facebook, Rama tha se do tëzgjatet fasha orare për daljet për të bërë pazare dhe lëvizja me mjetet private nuk do të ndalet vetëm tek ata që kanë nevojë të shkojën në punë.
“Hapja dhe imponimi i rregullave duhet të vazhdojë, ndryshe gjithçka që kemi bërë për të arritur deri këtu na shko kot. E di që ju jeni mërzitur dhe se kjo është një dhimbje koke e madhe. Javën e ardhshme do rrisim orarin për daljen në pazare dhe hapjen e taksive. do të lirohet edhe lëvizja me mjete private dhe nuk do të ndalemi tek ata që kanë nevojë të shkojnë me makinë në punë. Ndërsa për shkollat do merret vendimi më 4 maj, se ç’do të ndodhë. mso shikoni Suedinë, vetëm Danimarka ka marrë përsipër të hapë shkollat dhe nën masa të rrpeta,”- tha Rama.