1 gazetar është i prekur me COVID-19. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico ka bërë me dije se ai është në gjendje të mirë, i vetëizoluar në shtëpi dhe po monitorohet nga mjeku i familjes. Ajo nuk dha detaje mbi identitetin e tij, por nënvizoi se është në gjendje të mirë shëndetësore. “Kemi një rast që po monitorohet. Është në gjendje të mirë, i vetëzoluar dhe po monitorohet nga mjeku i familjes. Dyshohet se gazetari është infektuar pas raportimeve te spitali Infektiv.









