• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emigrantët e karantinuar në Libohovë, reagon kryebashkiakja Mandi: S’ka asnjë rrezik për banorët, ky është një angazhim humanitar

21/04/2020
Protesta në Gjirokastër, kryetarja e Libohovës reagon ndaj shoferëve të ‘Argjiros’: Po, kam qenë në Ministrinë e Transporteve. Linja drejt Tiranës do të funksionojë sepse u shërben banorëve

Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, ka reaguar përmes një deklarate pasi në shtëpinë e të moshuarve në këtë qytet, nisi strehimi i emigrantëve që e kanë të detyruar karantinimin për dy javë. Ajo thotë se s’ka asnjë rrezik për përhapjen e Covid-19 dhe se ky angazhim humanitar është shumë i rëndësishëm në luftën e përbashkët kundër koronavirusit. Sipas saj momentalisht janë të strehuar 4 persona në këtë rezidencë.

Deklarata e plotë.

🔴 Prej mbrëmjes së kaluar Libohova është përfshirë në hartën e bashkive të tjera të qarkut, ku po strehohen përkohësisht shtetas shqiptarë të kthyer nga Greqia përmes Kakavijës, të cilët e kanë të detyruar të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë.

🔴 Kjo është një masë e domosdoshme e përcaktuar nga ekspertët për të parandaluar përhapjen e Covid-19. I vetmi ambient i përshtatshëm në Libohovë ishte shtëpia e të moshuarve, që ne e kemi vënë në dispozicion të kësaj gjendje të jashtëzakonshme. Momentalisht janë strehuar 4 persona, mes tyre edhe dy gra. Mbase në ditët e ardhshme do të ketë persona të tjerë, gjithmonë duke iu përmbajtur kapaciteteve që ofron kjo rezidencë.

🔴 Dëshiroj të sqaroj bashkëqytetarët dhe opinionin publik, se nuk ka asnjë rrezik për Libohovën ky angazhim humanitar. Po bën të njëjtën gjë Gjirokastra, Dropulli, Përmeti e Tepelena si qytete pranë portës hyrëse me Greqinë. Ata që karantinohen në këto objekte publike apo private, nuk janë persona të infektuar me Covid-19, por për shkak të protokolleve mjekësore është parë e udhës që të qëndrojnë të karantinuar për dy javë. Qarku Gjirokastër si rajon kufitar me Greqinë, do të mbajë barrën e gjendjes së krijuar në Kakavijë për shkak të izolimit.

🔴 Kush mund të rezultojë bartës i virusit shkon direkt në Spitalin Infektiv, s’ka se si të qëndrojë në Libohvoë apo ambiente të tjera të qarkut. Unë e mirëkuptoj shqetësimin që mund të ketë dikush, por ky është momenti t’i thërrasim arsyes dhe jo emocioneve e aq më keq panikut, i cili është aleati më i keq në këtë pandemi. Kjo situatë e vështirë që po kalon mbarë bota, përveçse na kërkon të jemi vigjilentë e të respektojmë masat kufizuese, duhet gjithashtu edhe të tregohemi solidarë me bashkombasit tanë.

🔴 Libohova do të bëjë pjesën e vet në këtë angazhim të rëndësishëm. Kjo është një dëshmi e qartë e përgjegjshmërisë që ne po tregojmë karshi kësaj situate dhe besoj se është vlerë e shtuar në gjithë përpjekjen e përbashkët për të dalë të fituar nga pandemia.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

VIDEO/ Derbi i takon Realit, Vini nderon Los Blancos ndaj Atleticos

23/03/2026
VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

VIDEO/ Inter zhgënjen në Firenze, i jep mundësinë Milanit të afrohet në -6

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al