Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Opinion” dha lajmin se për këtë vit vështirë se do të ketë ceremoni martesore. Klosi tha se do të jetë shumë i vështirë organizimi i ceremonive duke ruajtur kështu edhe distancën sociale.
PJESË NGA BISEDA:
Bledi Fevziu: A do të kemi dasma këtë vit?
Blendi Klosi: Dasëm-dasëm do jetë shumë e vështirë sepse varet se si do shkojë ekonomia.
Blendi Fevziu: Po mirë Kampionatin Europian e shtymë, lojrat olimpike i shtymë, do të shtyjmë dhe dasmat?
Blendi Klosi: Martesa mund të bëhet por dasma është pikëpyetje. Vështirë të hapen sepse aktivitetete ku nuk respektohen distancat e sigurisë.









