Ndërron jete në spitalin e Sarandës nje shtetas finlandez 63-vjec, i quajtur Martti Juhani Leskinen. Finlandezi jetonte në Sarandë prej shtatorit 2019 teksa mësohet se ka pësuar hemoragji cerebrale. Ndërkohë spitali i Sarandës do e nisë Leskinenin për ekspertizë mjeko- ligjore në Tiranë. Bashkëshortja e finlandezit kërkon që 63- vjeçari të varroset në Sarandë.