• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbyllja për shkak të koronavirusit sjell një kërcënim tjetër: Sëmundjen e legjionelës

25/04/2020

Karantina që ka për qëllim shmangien e përhapjes së koronavirusit, por mund të bëhet shkak për përhapjen e një sëmundjeje tjetër. Legjionela është një formë e pneumonisë, me raste edhe vdekjeprurëse, e cila mund të shfaqet për shkak të mbylljes së gjithçkaje.

Ekspertët e shëndetit publik po u bëjnë thirrje pronarëve të tokës në të gjithë globin që të rihapin me kujdes ndërtesat për të parandaluar shpërthimin e kësaj sëmundjeje.

Mbylljet papritur dhe totale të shkollave, fabrikave, bizneseve dhe zyrave qeveritare kanë krijuar një rënie të menjëhershme të përdorimit të ujit. Mungesa e ujit të klorinuar që rrjedh nëpër tuba, e kombinuar me ndryshimet e temperaturës, kanë krijuar kushte për bakteret që shkaktojnë sëmundjen e legjionelës.

Nëse diagnostikohet herët, sëmundja paraqet më pak rrezik për shëndetin sesa COVID-19. Shumica e rasteve mund të kurohen me sukses me antibiotikë. Legjionela nuk përhapet nga kontakti mes njerëzve.

Por ndërsa komunitetet konsiderojnë rihapjen, çdo objekt tregtar i zbrazur ose i pashfrytëzuar për më shumë se tre javë përbën rrezik për shpërthimin e legjionelës, përveç rasteve kur tubat e ujit janë pastruar siç duhet, thonë ekspertët e shëndetit.

“Pas mbylljes për shkak të COVID-19, kush dëshiron të hapë një ndërtesë, duhet të marrë masa”, thotë Molly Scanlon, një shkencëtar i shëndetit në Arizona i cili po udhëheq një task forcë për koronavirusin në Institutin Amerikan të Arkitektëve. “Sistemi ynë mjekësor është nën stres të mjaftueshëm pa pasur problemin e legjionelës“.

Ndërtesat që përbëjnë rrezik janë shkollat, palestrat, fabrikat, hotelet, restorantet dhe qendrat kirurgjikale ambulatore. Sipas udhëzimeve të përditësuara nga autoritetet shëndetësore në SHBA, rrezik përbëjnë edhe vaskat, shatërvanët, sistemet e spërkatësve dhe miliona kulla të ftohjes së ujit mbi ndërtesat tregtare.

“Është një problem në të gjithë botën, ai që mund të zgjidhet me masa paraprake“, thotë mikrobiologia britanike, Susanne Surman-Lee, e cila është bashkëhartuese e udhëzimeve të rihapjes për Shoqërinë Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive.

Rreziku që vjen me ujin

Sëmundja e legjionelës, një pneumoni që e ka marrë emrin nga shpërthimi vdekjeprurës i vitit 1976 në një kongres të Legjionit Amerikan në Filadelfia, është sëmundja kryesore e ujit në Shtetet e Bashkuara. Rreth 50 000 njerëz u infektuan midis viteve 2000 dhe 2015, sipas statistikave amerikane.

Të prekurit nga legjionela zhvillojnë pneumoni. Njerëzit e shëndetshëm zakonisht shërohen, por shpesh kërkojnë shtrimin në spital dhe antibiotikë për të trajtuar infeksionin e mushkërive. Rreth një në 10 vdes, por në mesin e atyre që e marrin sëmundjen gjatë qëndrimit në spital, një në katër nuk mbijeton.

Pas një shpërthimi të legjionelës në vitin 2015, në të cilin vdiqën 10 njujorkezë dhe të paktën 100 njerëz u sëmurën, qyteti filloi të rregullojë kullat e ftohjes së ujit, që dyshoheshin si origjina e sëmundjes.

Sëmundja infekton njerëzit kur bakteret e legjionelës shpërndahen në ajër si aerosol nga burimet e ujit, të tilla si kazanët e nxehtë, banjat e dushit, burimet dhe sistemet industriale të ftohjes së ujit.

Kërcënimi që sjell sëmundja e legjionelës i ndërlikon gjërat, thanë disa ekspertë, sepse të prekurit prej saj kanë tendencë të shfaqin të njëjtat simptoma si pacientët me koronavirus, përfshirë kollën, temperaturën, çka mund të çojë në diagnostikim të gabuar.

Nuk mund të mos jemi vigjilentë

Një studim i fundit i botuar nga mjekët kinezë në revistën shkencore “The Lancet” zbuloi se 20 për qind e pacientëve me koronavirus kishin gjithashtu edhe sëmundjen e legjionelës.

Në një letër për Shoqërinë Ndërkombëtare të Mjekësisë së Udhëtimit, mjekët japonezë shkruan për një burrë 80-vjeçar që vdiq menjëherë pasi u kthye nga një lundrim në Nil në mars. Ai ishte infektuar me legjionelë dhe koronavirusi. Megjithëse mjekët nuk mund të përcaktonin se cili ishte infeksioni që kishte marrë të parin, ata vunë në dukje se legjionela ka pasur lidhje me anijen, jo me spitalet.

“Rasti në fjalë, edhe pse fatal, thekson rëndësinë e diagnozës diferenciale gjatë epidemisë aktuale COVID-19, kështu që ne nuk humbasim mundësinë për të diagnostikuar shkaqe të tjera të shërueshme të sëmundjes me simptoma të ngjashme”, thanë studiuesit.

Legjionela njihet ndryshe edhe si sëmundja e kondicionerit, një mjet i domosdoshëm me rritjen e temperaturave, që e shton akoma më shumë rrezikun e kësaj sëmundjeje. / REUTERS

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

18/12/2025
Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al