Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur ta kalojë fundjavës në vendlindjen e tij në fshatin Çepan.
Në një sërë postimesh në Facebook, Meta tregon se shoqërohet edhe nga zëdhënësi Tedi Blushi, me të cilin thotë se do të udhëtojë edhe në fshatin Blush.
“Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada z.Servet Basho.
Evidentimi prej Tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste, mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen.
Sot vizitova djalin e tij Isain, për t’i shprehur ngushëllimet e mia, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës”, shkruan Meta.