• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, Sahati i Kullës së Kalasë hesht prej tre dekadash

18/04/2017
Gjirokastër, Sahati i Kullës së Kalasë hesht prej tre dekadash

Jehona e këmbanës që për dekada me radhë ishte pjesë e jetës së banorëve jo vetëm të qytetit të gurtë, por gjithë luginës së Drinos, është kthyer tashmë në nostalgji. As akrepat e sahatit të vendosur në Kullën e Kalasë nuk lëvizin më prej vitesh. “Ruaj shumë mbresa nga e kaluara, kur binin kambanat e sahatit të cilat zgjonin gjithë qytetin! Gjëmimi i saj nuk qëndronte vetëm në qytet, por kalonte larg deri në Lunxheri” kujton Stefan Arseni. “Sahati dhe Kulla e Sahatit është një element jo vetëm e gjithë kësaj ndërtese, kësaj ndërtese e cila është krenaria e qytetit, por është edhe një element i veçantë i trashëgimisë kulturore” shton ai.
Kulla e orës u ndërtua në kohen që kalaja zotërohej nga sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, Ali Pashë Tepelena. Në luftën e parë botërore sipas arkitektëve ajo u dëmtua ndërsa ora u mor nga grekët. “Që në vitin 1913 është marrë sahati i Gjirokastrës sëbashku me këmbanën dhe është çuar në Greqi dhe është vendosur në Janinë” thotë arkitekti Agron Doraci. Sipas tij Ali Pashë Tepelena ndërtoi vetëm një pjesë të kullës.
Ishte viti 1971 kur kulla do te ringrihej kujton zoti Doraci. Në atë kohë ai kryesonte grupin që për një javë do të merrej me ngritjen provizore të saj, ndërsa ora erdhi nga Shkodra bashkë me këmbanoren. “Këmbana e vendosur për të njoftuar orën në kalanë e Gjirokastrës ishte aq e fuqishme, sa ka mbetur si legjendë në popull që thuhej se dëgjohej deri në Janinë” thotë per Rtsh arkitekti Doraci.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve kulla e orës së kalasë ka mbetur në kohë, diku në vitet 1990. Që nga ajo kohë qyteti i Gjirokastrës pret e pret që një ditë të bukur të bukur të zgjohet nga kambana dhe të ecë me ritmin e orës së kohëve tona.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ÇIKLIZËM/ Pajisja misterioze e Pogaçarit, skuadra UAE zbulon të vërtetën

ÇIKLIZËM/ Pajisja misterioze e Pogaçarit, skuadra UAE zbulon të vërtetën

11/03/2026
Nga trofeu te goleada, “Elbasan Arena” me fat për Dinamon

Nga stabiliteti tek ambicia, Elbasani ndryshon ritëm. Grumbullon 49 pikë në 27 javë

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al