• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

A do të ulen pagat dhe pensionet? Erion Braçe sqaron propozimin e Ilir Beqes: Ka fol me kokën e tij…

29/04/2020
A do të ulen pagat dhe pensionet? Erion Braçe sqaron propozimin e Ilir Beqes: Ka fol me kokën e tij…

Erion Braçe, zv.kryeministri i vendit, në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë” në A2, reagoi në lidhje me propozimin e Ilir Beqajt për uljen me 10% të pagës së të punësuarve në sektorin publik dhe prekjen e pensioneve suplementare.

“Nuk jam dakord me propozimin. Zoti Beqaj ka dhënë një mendim të tijin, që është në të drejtën e tij. Por, edhe unë kam të drejtën të jem kundër.

Nuk ka asnjë iniciativë të qeverisë për të prekur pagat e sektorit publik dhe për të ulur pensionet suplementare”, theksoi Braçe.

“Unë mendoj se buxheti i shtetit ka akoma rezerva në shpenzime, duhet ta administrojë akoma më mirë dhe akoma me më shumë përgjegjësi shpenzimet operative”, shtoi zv/kryeministri.

Në lidhje me menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, Braçe nënvizoi se “qeveria nuk ka bërë asnjë gabim në menaxhimin e situatës”. Gjithashtu, ai mbrojti mënyrën se si merren vendimet e qeverisë.

“Nuk e di se çfarë do të thotë që vendimet merren në Facebook. Vendimet merren në mbledhje qeverie, pasi konsultohen me Komitetin Teknik, publikohen në Fletoren Zyrtare, kalohen në Parlament aktet normative, kështu që është kot të merremi me fjalët e atyre që thonë se vendimet merren në Facebook”, deklaroi Braçe.

Kur iu vu në dukje se kryeministri Edi Rama ka thënë nga banesa e tij se kush duhet të dalë dhe kush duhet të qëndrojë në shtëpi në një ditë të caktuar, Braçe tha:

“Në një republikë si e jona, kryeministri është ai që merr vëmendjen. Por, ministrja e Shëndetësisë është ajo që ka firmosur urdhrin dhe ka dalë me kostum në konferencë për shtyp”.

Braçe, sqaroi edhe përse është refuzuar ajo që është quajtur “paga e luftës” për individë të caktuar.

“Duhen plotësuar edhe 30 000 paga të tjera. Janë dashur 40 ditë për të dhënë pagat sepse këto janë para’ dhe jo pica që porositen në telefon.

Secili nga administratorët publikë ka përgjegjësinë maksimale që të verifikojë të gjithë dokumentacionin e paraqitur në aplikim, pasi njerëzit nuk mund të përfitojnë dy herë, dhe duhet verifikuar aktiviteti nëse është brenda fushës për të cilën është vendosur në Aktin Normativ.

Ne duhet të mbajmë përgjegjësi për çdo qindarkë që hedhim. Unë e kuptoj që njerëzit janë në vështirësi, i kërkojmë shumë ndjesë, por edhe ne jemi në syrin e ciklonit”, deklaroi Braçe.

Por, jo vetëm kaq. Sipas zv/kryeministrit, “ka edhe një problem shumë të madh”.

“Nuk përputhen sistemet. Sistemi i e-Albania funksionon vetëm mbi numrat e kartës së identitetit, ndërkohë që ka biznese që janë regjistruar me pasaportë dhe numri i pasaportës nuk njihet nga sistemi i e-Albania.

Unë i ftoj njerëzit që të shkojnë pranë QKB-së në rrethin e tyre dhe të bëjnë rinovim dokumentash me qëllim që të përfitojnë pagën”, tha Braçe.

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Triumfi i Tiranës ndaj Vorës/ 25 ndeshje pa fituar me 2 gola diferencë, hera e fundit ishte ndaj… Partizanit

23/03/2026
Postimi i Florian Agalliut ngre dyshime, i ka dhënë fund martesës?

Postimi i Florian Agalliut ngre dyshime, i ka dhënë fund martesës?

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al