• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lamtumirë pushime vere 2020?

29/04/2020
Lamtumirë pushime vere 2020?

Si do të pushojnë europianët këtë vit? Ministrat e Turizmit të BE nuk kanë ndonjë plan kohor për rigjallërimin e udhëtimit. Por nëse do të ketë pushime pas pandemisë, ato do të kalohen në rajonet e afërta.

Kur dhe si do të hapen kufijtë për qarkullimin e udhëtarëve këtë nuk mund ta thotë kush me përgjegjësi tani, thotë sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë në Gjermani, Thomas Bareiß, përgjegjës edhe për turizmin. “Nuk duket se ka gjasa që turistët gjermanë këtë verë të shkojnë në Spanjë apo në Greqi”, thotë Bareiß. Më shumë gjasa ka këtë verë, që ata t’i kalojnë pushimet në vend apo në rajonin pranë tyre.

Humbje të jashtëzakonshme

Gjendja ekonomike e industrisë së turizmit nuk është katastrofale vetëm në Europën jugore rreth Detit Mesdhe por edhe në Gjermani. Ekonomia e turizmit pret një rënie të prenotimeve të pushimeve me 70% këtë vit. Por më rëndë do të goditen koncernet turistikë të kroçerave, ku prenotimet do të shënojnë një rënie 90%, llogarit Komisioni Europian në Bruksel.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme edhe kryetari i radhës së këshillit të ministrave të turizmit në BE, Davor Bozinovic pas një videokonference me koleget e kolegët e tij u shpreh, se do të veprohet me shumë kujdes në hapjen e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm. “Ishim të gjithë dakord, që para së gjithash duhet të pengojmë valë të reja të infektimit”, tha Bozinovic pa përmendur afate kohore.

Industria e turizmit në BE sjell 10% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Në disa vende si Greqia apo Malta kapaciteti ekonomik i industrisë së turizmit arrin afër 25%. Spanja përfiton afër 145 miliardë euro në vit vetëm nga sektori i turizmit, hotelet gjermane dhe koncernet turistikë kanë arritur një xhiro vjetore prej 240 miliardë eurosh. Dëmi në „burimin e këtij tregu”, Gjermani, nga vijnë shumë turistë është shumë më i madh se në ato që njihen si “destinacione turistikë”, si Spanja apo Italia.

Kur do të udhëtohet sërish?

Ministri kroat i Turizmit, Gari Capelli, që mban kryesinë e radhës në BE shprehu shpresën, se europianoveriorët, megjithë pandeminë, do mund të udhëtojnë në jug, si një akt të solidaritetit europian. “Kemi nevojë për një plan të përbashkët për rimëkëmbjen e turizmit”, tha Capelli. Ajo që kërkohet është një koncept i përbashkët shëndetësor dhe një “pasaportë shëndetësore e Coronës” për udhëtarët dhe organizuesit e udhëtimeve, sipas Capellit. Kurse ministrja e Turizmit të Maltës, Julia Farrugia Portelli, kërkoi standarde të përbashkëta të BE lidhur me mbrojtjen e shëndetit në hotele, restorante, avionë dhe plazhe. “Ka rreziqe, por ne duhet të dimë t’i menaxhojmë këto rreziqe.”

Qeveri të tjera europiane janë më të rezervuara dhe ndjekin rrugët e tyre. Austria, për shembull, i hap sërish hotelet, por si udhëtarë lejohen vetëm ata nga shtetet fqinje dhe mundësisht nga rajone, ku përqindja e infektimit është e ulët. Kancelari austriak, Sebastian Kurz u rekomandoi austriakëve t’i kalojnë pushimet në vendin e tyre këtë vit të Coronës.

Pleksiglas dhe korridorë

Në Itali, hotelierët dhe pronarët e plazheve private po zhvillojnë koncepte të pazakonta për të ruajtur distancën mes pushuesve. Në plazh do duhet të vendosen xhama ndarës pleksiglas, hotelet duhet të zenë vetëm gjysmën e vendeve, në tavolina me distancë dy metra do ofrohen vetëm menu me një pjatë. Greqia mendon për një korridor turistësh nga Europa perëndimore. Udhëtarë të testuar do të transportohen me avionë të posaçëm në komplekse turistikë të testuar pa Corona, u shpreh ministri grek i Turizmit, Charis Theocharis për konceptin grek. Belgjika mendon të shpërndajë karta hyrjeje në plazhe.

Por ende nuk dihet, se kur ministrat e Punëve të Brendshme të BE do të bien dakord për një plan të hapjes së kufijve për turistët. Fillimisht duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit brenda shteteve të BE, pastaj mund të mundësohet udhëtimi për pushime mes shteteve fqinje, thonë zyrtarë të BE. Akoma më e paqartë është, se kur do të jenë të mundura udhëtime turistike në Azi, SHBA, apo pjesë të tjera të botës.

Ana tjetër janë edhe pushuesit. Pushimet nënkuptojnë relaksim e qetësim. A do duan pushuesit t’i kalojnë këtë vit pushimet pas pleksiglas, pa party në bare, sport apo vizita të atraksioneve turistike?/DW

Related Posts

Çahet edhe asfalti i rrugës Përmet-Skrapar
Kryesore

Çahet edhe asfalti i rrugës Përmet-Skrapar

25/02/2026
FBI-ja greke bastis qelinë e Alket Rizait
Kryesore

FBI-ja greke bastis qelinë e Alket Rizait

25/02/2026
Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë
Kryesore

Rama bën ironi: Edhe në Portugali çahen rrugët, por atje opozita është në gjumë

25/02/2026
Bllokimi i juglindjes, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes
Kryesore

Bllokimi i juglindjes, ARRSH: Nuk ka ende afat për stabilizimin e rrëshqitjes

25/02/2026
Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)
Kryesore

Mësuesja dhunonte nxënësit, reagon Kumbaro: Nga sot, ajo nuk është më pjesë e trupës së mësuesve (VIDEO)

25/02/2026
Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet
Kryesore

Arsenal armësh dhe drogë në shtëpi, arrestohet i riu në Përmet

25/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çahet edhe asfalti i rrugës Përmet-Skrapar

Çahet edhe asfalti i rrugës Përmet-Skrapar

25/02/2026
VIDEO/ Juve dhe Monaco në “vallen” e kualifikimit në Champions, Reali barazon në pjesën e parë

VIDEO/ Juve dhe Monaco në “vallen” e kualifikimit në Champions, Reali barazon në pjesën e parë

25/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al