• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Jo për anestezi!

30/04/2020
Deputetja e Gjirokastrës, Franca nderon Mirela Kumbaron me urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë”

Nga Mirela Kumbaro

Ishin të parët që u mbyllën dhe do të jenë të fundit që do të hapen!

E kam fjalën për atë sektor që nga brenda karantinës po ia konsumojmë më shumë prodhimet: art, kulturë, muzikë, filma, libra.

Ndërkohë po ushqejmë trupin se është nevojë biologjike dhe prandaj u lanë hapur dyqanet ushqimore. Por po ushqejmë intuitivisht edhe mendjet se na duhet t’i mbajmë në formë për të mos e ndalur as jetën dhe as punën. Dhe këtu dua të falenderoj Qeverinë që nuk vonoi të hapë libraritë si një nevojë thelbësore për t’u konsumuar njësoj si buka.

Por ajo që më shqetëson është se në ligjërimin tonë publik – kur flitet për pagat e luftës, për ndihmat sociale, për garancitë sovrane, që akti normativ për ndryshimin e buxhetit të vitit 2020 synon të mbështesë si masa të dosmosdoshme,- nuk flitet gjëkundi për një sektor që gabimisht konsiderohet si luks  në ndërsa kjo kohë po na tregon se është nevojë jetësore. Jo vetëm kaq, kultura është gjithashtu shumë e rëndësishme edhe sepse lidhet drejtpërsëdrejti me turizmin, që herët a vonë do të rifillojë të hapë dyert, sepse duhet të amortizojë sa më shumë humbjet e kësaj krize në një sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Për të dyja këto arsye kultura është ekonomi e jetës.

Me patjetër duhet që tani të përgatitemi për të kaluar këtë fazë anestezie kulturore që po kalojmë përmes rrjeteve sociale. Artistët dhe krijuesit sot janë si luanët e futur në kafaz. Ata duhen ndihmuar të mos u vdesë krijimtaria dhe të jenë gati për të ruajtur lidhjen me publikun, sepse publikut, i duhet kultura.  Shumë projekte artistike ndërkohë ose vdiqën ose janë plagosur. Nuk është kaq e lehtë që projekte të reja të rifillojnë sot me nesër se nuk e krijon e rrit dot një artist si të mbjellësh patate.

Nga ana tjetër edhe kultura, arti, artistët duhet të rishpikin vetëveten. TË kërkojnë e gjejnë forma të reja të shfaqjes e krijimit.

Por duhet të krijojmë edhe ne, në politikat publike, mekanizma të rinj për t’i ndihmuar. Mekanizmi i mbështetjes së projekteve duhet të shkojë në mbështetje të drejtëpërdrejtë të artistëve, botuesve, dhe krijuesve të skenës së pavarur.

Në kontekstin e lehtësimeve fiskale pse të mos shihet mundësia për t’ua çliruar barrën interpretuesve  nga tatimi prej 15% që rëndon të ardhurat e atyre krijuesve që duke bërë art më shumë humbasin se sa fitojnë.

Nga ana tjetër, institucionet publike të artit dhe të kulturës mbijetesa e të cilëve është e garantuar nga qeveria, duhet të vrasin mendjen e të rigjenerojnë shpirtin artistik që të gjejnë kanale të tjera komunikimi me publikun e që nuk janë vetëm ato digjitale.

Sugjeroj per shembull hapjen e kontrolluar të muzeve, galerive e të siteve të trashëgimisë kulturore, duke zbatuar të njëjtat rregulla si nëpër dyqane.

Po kështu, për sheshet mes pallateve mund të jenë skenat e hapura që i favorizon stina duke respektuar rregullat e distancimit e duke i kthyer ballkonet e dritaret në llozhat e “arenës artistike”.

Në asnjë rast nuk duhet të këputet ky zinxhir i komunikimit të drejtëpërdrejtë i artistëve me publikun. Do të ishte shumë e rrezikshme për të sotmen dhe për të ardhmen, nëse publiku mësohet me mungesën e gjatë të ushqimit të shpirtit. Edhe më i tmerrshëm është skenari ogurzi se një ditë publiku as nuk do të kthehej më në sallat e artit.

Nëse sot rrimë spektatorë të skenës së mbyllur e të artit që rrezikon të shuhet, ditën kur të duam të jemi vërtet spektatorë perdja nuk do të hapet më, se nuk do të ketë ngelur askush për ta hapur e nuk do të ketë më shfaqje për të parë.

Duke shprehur votën time pro këtij akti normative që transformon buxhetin në përgjigje të nevojave sociale të shqiptarëve, bëj thirrje që Kultura të jetë pjesë e amendimeve të mëtejshme financiare, të jetë pjesë e vëmendjes, e ligjërimit dhe e politikave publike, ashtu siç u bë edhe pjesë e Lutjes dedikuar artistëve me të cilën Papa Francesku nisi këtë javë !

 

 

 

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al