• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra në karantinë, ja tarifat që nuk do të paguajë biznesi për shkak të krizës së Covid-19

01/05/2020
Gjirokastra në karantinë, ja tarifat që nuk do të paguajë biznesi për shkak të krizës së Covid-19

Për shkak të krizës së Covid-19, Bashkia Gjirokastër ka rishikuar Paketën Fiskale të vitit 2020, duke bërë disa lehtësi për biznesin. Kryebashkiaku Flamur Golemi përmes një deklarate i ka njoftuar përfitimet e biznesit në periudhën post-karantinë.

Deklarata e plotë

🔴 Ashtu siç pata thënë në ditët e para të karantinës kur biznesi uli qepenat, se do t’i propozoja Këshillit Bashkiak rishikimin e Paketës Fiskale, me vjen mirë që i miratuam këto ndryshime, të cilat besoj se janë një ndihmë e konsiderueshme për sipërmarrjen në këtë vit të vështirë. Për të qenë me konkret.

🔴 Bëjmë ZERO për periudhën mars-prill tarifat e:

Pastrimit✅

Ndriçimit✅

Infrastrukturës, arsimit, kulturës e sportit✅

Parkimit✅

➡️ Subjektet fizike e juridike, si dhe njësitë hoteliere duhet të vërtetojnë tek Zyra e Tatim-Taksave që nuk kanë patur aktivitet për këto dy muaj. Dikush mund të thotë se kjo dihet botërisht që kanë qenë mbyllur. Plotësisht dakord, por ka edhe subjekte që për specifika të caktuara kanë qenë hapur në këtë periudhë.

➡️ Subjektet që përdorin hapësirat publike për ushtrimin e aktivitetit, nuk do të paguajnë “Taksën për zënien e hapësirave publike” për periudhën janar-qershor 2020.

➡️ Subjektet që përdorin ambiente në administrim të bashkisë dhe që nuk kanë ushtruar aktivitet, përjashtohen nga pagesa e qirasë për muajt mars-prill.

➡️ Tregtarët ambulantë që ushtrojnë aktivitetin në tregun industrial nuk do të paguajnë qiranë për periudhën mars-prill.

➡️ Për të gjitha taksat dhe tarifat e tjera vendore, afati i pagesës së tyre do të shtyhet në datën 31 korrik 2020.

🔴 Që në momentet e para kur ju ulët qepenat dhe zbatuat me rigorozitet masat kufizuese, ju kam falënderuar publikisht dhe ju shpreh mirënjohjen sërish. Po prej atij momenti kam menduar dhe kemi punuar për të krijuar lehtësitë fiskale që Bashkia Gjirokastër mundet, në mënyrë që aktiviteti juaj të lehtësohet në periudhën post-karantinë.

🔴 E di që është e vështirë, por jam i bindur që ne do të mundemi ta kthejmë këtë krizë në një mundësi të re, në një moment për t’u ringritur sërish. Në çdo rast do të jem pro biznesit sepse ju jeni motori i vërtetë i zhvillimit të ekonomisë. Falënderoj gjithashtu këshilltarët që u bënë bashkë në ndryshimin e Paketës Fiskale.🙏

Related Posts

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive
Kryesore

Përditësimi i fundit, 5 vatra aktive zjarri në vend

29/08/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

29/08/2026
Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica
Kryesore

Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica

29/08/2026
Lajm i mirë për motin, ja çfarë do të ndodhë me të nxehtin afrikan
Kryesore

Shtatori nis me temperatura përvëluese, termometri pritet të shkojë deri në 42°C

29/08/2026
Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën
Kryesore

Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën

29/08/2026
Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit
Kryesore

Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit

28/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Situata me zjarret/ Ministria: 31 vatra vetëm të shtunën, 11 ende aktive

Përditësimi i fundit, 5 vatra aktive zjarri në vend

29/08/2026
Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb

29/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al