• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Harta e Eurostat, sa rrezikohen qytetet nga Covid-19: Tirana ndër më të populluarat

02/05/2020
Harta e Eurostat, sa rrezikohen qytetet nga Covid-19: Tirana ndër më të populluarat

Nga rajonet e mëdha pyjore e malore të vendeve nordike deri në jetët e zhurmshme të qyteteve, ekzistojnë dallime të mëdha në atë se sa afër jetojnë njerëzit nëpër Europë.

Masat e distancës sociale të vendosura në të gjithë Europën për të kufizuar përhapjen e koronavirusit janë veçanërisht kritike në rajonet me densitet të lartë të popullsisë, ku është e vështirë të shkoni jashtë, të bëni pazar ose të përdorni transportin publik pa u afruar me bashkëqytetarët tuaj.

Eurostat ka publikuar hartën e dendësisë së popullsisë në rajonet e BE-së, por dhe të rajonit. Në pjesë të mëdha të vendeve nordike, në vendet e Baltikut dhe nëpër vargje të mëdha të Gadishullit Iberik dhe Francës Qendrore, ka pak banorë për kilometër katror.

Në të kundërt, në dhe rreth shumicës së kryeqyteteve dhe qendrave të tjera të mëdha ekonomike, priret të ketë një numër të madh njerëzish që jetojnë brenda zonës së kufizuar gjeografike të rajonit.

Në vitin 2018, në dhjetë rajonet me dendësinë më të lartë të popullsisë mbizotëruan kryeqytete të mëdha dhe zonat përreth tyre. Në Paris, kishte mesatarisht 21,044 njerëz që jetonin për kilometër katror (km²) të qytetit, deri tani më i larti në BE. Disa nga rajonet përreth Parisit gjithashtu bëjnë pjesë në këtë listë të “Top 10-shes”, duke përfshirë Hauts-de-Seine (me 9,371 persona për km²), Seine-Saint-Denis (me 6,979 persona për km²) dhe Val-de-Marne (me 5,774 persona për km²).

Dendësia e dytë më e lartë në BE është regjistruar në Athinën Qendrore (Kentrikos Tomeas Athinon), me 10,436 persona për km², me Athinën e Jugut (Notios Tomeas Athinon; me 7,498 persona për km²) dhe Athinën Perëndimore (Dytikos Tomeas Athinon; me 7,114 persona për km²) duke qënë kështu pjesë dhe e “Top 10-shes”.

Pjesa tjetër e listës “Top 10” vazhdon me kryeqytetin rumun (Bukureshti; me 7,917 persona për km²) në vendin e katërt, kryeqyteti belg i Brukselit (me 7,472 persona për km²) në vendin e gjashtë dhe qyteti autonom spanjoll Melilla në bregdetin e Afrikës së Veriut (me 6,050 persona për km²) në vendin e nëntë.

Tirana, me dendësinë më të lartë në rajon

Tirana kishte një dendësi prej 538.2 personash për km², duke e bërë atë të vetmin rajon të Shqipërisë që në hartë paraqitet me portokalli, që i referohet vendeve me dendësinë më të lartë. Dendësia në Tiranë ka ardhur në rritje të vazhdueshme, në krahasim me 499 banorë për km² , që ishte katër vjet më parë.

Dendësia e popullsisë në Tiranë është më shumë se pesë herë më e lartë sesa mesatarja e Shqipërisë prej 99 banorësh për km².

Më pas renditet Durrësi (376 persona për km²), i ndjekur nga Fieri (157). Qytetet më pak të populluara jane Gjirokastra (21.6), Kukësi (31.2) dhe Dibra (48.6).

Nga kryeqytetet e rajonit, vetëm Tirana është me ngjyrë portokalli. Tiranës i afrohet Beogradi (535 banorë km²), Shkupi është më pak i dendur (347) dhe më pak i banuari është Podgorica (45.7).

Related Posts

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Abissnet Superiore/ Java e fundit e kampionatit për vitin 2025 do të luhet të martën & të mërkurën

22/12/2025
Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

Shtëpia kapsulë: Si po përballet Toney me distancimin nga banorët

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al