• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshje PS-LSI në zgjedhjet e ardhshme? Kryemadhi nuk e mohon dëshirën: Rama kthehet gjithmonë me mesazhe të tilla për të bërë ndonjë puç politik

06/05/2020
Flet Monika Kryemadhi: Rama ka frikë se vuan nga frymëmarrja, nuk jam dakord me masat e qeverisë dhe s’kam frikë nga koronavirusi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mohuar zërat për një marrëveshje me Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Në një lidhje me Skype në emisionin “Fokus”, Kryemadhi i konsideroi “intriga të Ramës”, ndërsa tha se ky i fundit “kthehet gjithmonë me mesazhe të tilla për të bërë ndonjë puç politik”, duke iu referuar Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

“Edhe dje kur ishim në tryezën me partitë opozitare ishim të gjithë, ‘ore çfarë është ky Këshill Politik që do të mblidhet nesër’ dhe ndërkohë nuk kishte asnjë lloj informacioni. 

Pra ishte një mashtrim ku po luanin me Këshillin Politik në mënyrë të tillë për të ecur me planet e tyre dhe për të zvarritur. 

Të jeni të bindur që Partia Socialiste gjithmonë ka luajtur me mesazhe të tilla ose me intriga të tilla dhe ajo që më bën përshtypje është që shumë ndërkombëtarë, ambasadorë, ndihen peng i thashethemeve apo edhe manipulimeve të informacioneve“, tha mes te tjerash Kryemadhi.

Pra përjashtoni çdolloj thashethemi që diskutohet qoftë në tryeza mediatike apo edhe në tryeza të ndryshme për një marrëveshje me PS, me Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme?

Kryemadhi: Mos harroni që z. Rama apo thashethemaxhinjtë, laboratori i tij i propagandës kthehen me mesazhe të tilla gjithmonë për të bërë ndonjë skemë apo puç politik.

Ju besoj që dëgjoni që filloi të lavdërojë zotin Meta dhe jo më larg se pardje ju vetë e dëgjuat ambasadorin e BE, z. Soreca kur tha që do të mblidhet Këshilli Politik, kur ndërkohë ky nuk është mbledhur që në shkurt dhe nuk ka pasur në plan për t’u mbledhur  për shkak se prisnim reagimin nga Partia Socialiste.

Opozita, zoti Vasili dhe zoti Bylykbashi bashkë me gjithë pjesën e opozitës kishte paraqitur 5 drafte për sa i përket reformës zgjedhore dhe prisnim të kishim një përgjigje se kë nga këto 5 drafte do pranonin ose të thonin një përgjigje zyrtare se cila nga këto 5 drafte pranonin ose të thonin një përgjigje zyrtare që në nuk jemi dakort me asnjë nga draftet tuaja.

Dhe ndërkohë që ne të gjithë u çuditëm kur dje a pardje dëgjuam z. Soreca që tha do të mblidhet nesër këshilli politik ku të gjithë pyetën zotin Vasili, zotin Bylykbashi.

Edhe dje kur ishim në tryezën me partitë opozitare ishim të gjithë, ‘ore çfarë është ky Këshill Politik që do të mblidhet nesër’ dhe ndërkohë nuk kishte asnjë lloj informacioni.

Pra ishte një mashtrim ku po luanin me Këshillin Politik në mënyrë të tillë për të ecur me planet e tyre dhe për të zvarritur.

Të jeni të bindur që Partia Socialiste gjithmonë ka luajtur me mesazhe të tilla ose me intriga të tilla dhe ajo që më bën përshtypje është që shumë ndërkombëtarë, ambasadorë, ndihen peng i thashethemeve apo edhe manipulimeve të informacioneve.

Duhet të detyroheshim ne që të reagonim duke filluar që nga unë e para dje menjëherë pas takimit me opozitën, ku bëmë të qartë që nuk ka asnjë mbledhje të Këshillit Politik, biles po presim që Partia Socialiste të na kthejë një përgjigje menjëherë a është dakort apo jo me 5 draftet që i ka nisur opozita.

Dhe ishte pikërisht zoti Bylykbashi dhe zoti Vasili që i dërguan një letër zoti Gjiknuri për të mbledhur sa më shpejt këshillin politik. Zoti Gjiknuri ka thënë që ne nuk donim që të mblidhnim Këshillin Politik.

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al