Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Dyshnik të Beratit, ku tre persona janë gjetur të bllokuar në një pus, ndërsa dy prej dyshohet tyre janë nxjerrë nga aty të pajetë.
Sipas “News 24” të pajetë nga pusi janë nxjerrë Gentian dhe Kamber Hoxha, ndërsa personi i tretë, Neim Hoxha, me shenja jete, është dërguar menjëherë në spital.
Të tre personat, anëtarë të një familje, po pastronin pusin, por më pas ishin bllokuar, ndërsa detaje të tjera për ngjarjen nuk bëhen ende të ditura.