• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E konfirmon kryeprokurori: Gjirokastra me rritjen më të lartë të kriminalitetit për 2019

11/05/2020
E konfirmon kryeprokurori: Gjirokastra me rritjen më të lartë të kriminalitetit për 2019

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi para Komisionit të Ligjeve mbi gjendjen e kriminalitetit në vend duke bërë të ditur se Tirana, Durrësi dhe Elbasani për 2019 kanë numrin më të lartë të procedimeve penale. Ai ngriti shqetësimin për mungesën e prokurorëve për shkak të procesit të vettingut, ndërsa propozoi që deri në plotësimin e vendeve vakante të angazhohen oficerë të policisë gjyqësore.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, në raportin vjetor online para Komisionit të Ligjeve raportoi mbi gjendjen e kriminalitetit në vend, duke theksuar se Tirana, Durrësi dhe Elbasani për 2019 kanë numrin më të lartë të procedimeve penale.

Çela: Edhe në 2019, numrin më të madh të procedimeve e ka të regjistruar prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë në Tiranë me 31.31%, prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës ka regjistruar 9.18% të totalit të procedimeve, prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë në Elbasan 8.31% të totalit.

Rritjen më të lartë të kriminaliteti për 2019 e ka patur Qarku i Gjirokastres, ndërsa Dibra rezulton të ketë përqindjen më të ulët për çdo 100.000 banorë.

Çela: Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100 mijë banorë edhe në 2019 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku i Vlorës. Sa i përket tendencës, rritjen më të lartë për 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 15.39%.

Në raportimin e tij, Olsian Çela, bëri me dije se vjedhja e pasurisë dhe pronat vijojnë të jenë problem në vendin tonë.

Për shkak të mungesës së prokurorëve të larguar nga procesi i vettingut, Kryeprokurori propozon si zgjidhje rritje të numrit të oficerëve të policisë gjyqësore.

Çela: Për vitet në vijim do të jetë mjaft e vështirë që nevojat për prokurorë të plotësohen nga prurjet e reja nga shkolla e Magjistraturës. Kjo do të përkthehet në ngarkesë të shtuar të punës në prokurori dhe zvarritje të çështjeve. Duke rritur numrin e oficerëve të plicisë gjyqësore dhe stafit ndihmës më shumë njerëz profesionistë do të jenë në dispozicion të prokurorëve me qëllim kryerjen efikase të hetimeve.

Komisioni i Ligjeve u tregua i hapur për të forcuar rolin e policisë gjyqësore, por kërkoi garanci që brenda kësaj strukture të njerëz të aftë dhe profesionistë.

Related Posts

Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

29/08/2026
Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica
Kryesore

Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica

29/08/2026
Lajm i mirë për motin, ja çfarë do të ndodhë me të nxehtin afrikan
Kryesore

Shtatori nis me temperatura përvëluese, termometri pritet të shkojë deri në 42°C

29/08/2026
Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën
Kryesore

Qarku Gjirokastër në flakë, Kumbaro: Zjarrfikësit nuk u kursyen asnjë minutë, por lëvizën si një trup i vetëm nga një vatër në tjetrën

29/08/2026
Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit
Kryesore

Takimi me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e Policisë së Shtetit

28/08/2026
Kryesore

Shpopullimi/ 77% e territorit të qarkut Gjirokastër e pabanuar, Korça kryeson në rang vendi

28/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në Lazarat

Zjarr në Lazarat

29/08/2026
Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica

Tragjedia me familjen shqiptare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica

29/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al