• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve i kalon në varësi Bashkisë Gjirokastër. Priten ndryshime?!

12/05/2020
Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve i kalon në varësi Bashkisë Gjirokastër. Priten ndryshime?!

Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve Sh.a në Gjirokastër i ka kaluar në varësi bashkisë. Me një vendim qeverie të para disa ditëve, 100% e aksioneve të kësaj shoqërie i janë hequr Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për t’i kaluar në varësi Bashkisë Gjirokastër. Prej rreth 3 vitesh kjo ndërmarrje drejtohet nga Doriana Demo. Shpesh herë ka patur raportime në media për dyshime e akuza konkrete, se po abuzohet me fondet publike, duke nisur që nga rrogat tejet të larta e deri tek investimet.

Dy vjet më parë Drejtoria e Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave nxori një urdhër pas përfundimit të inspektimit të Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve në Gjirokastër, ku ndër të tjera ishte evidentuar një abuzim financiar në vlerën e rreth 25 milionë lekëve të vjetra nga ish-drejtuesi i këtij institucioni në kohën e LSI-së, Nikolla Buka. Sipas raportit, Nikolla Buka dhe tre nëpunës të tjerë të kësaj ndërmarrje kanë shpërdoruar paratë për naftë, pa provuar me dokumente ligjore pse dhe si është përdorur kjo sasi karburanti. Por abuzimi i njerëzve të LSI-së, punësuar prej Vangjel Tavos në Ndërmarrjen e Trajtimit Studentor në Gjirokastër, nuk mjaftohej me aq.

Sipas raportit në fjalë nuk u provua me asnjë dokument ligjor as riparimi i automjetit ‘Toyota RAV 4’. Vlera e dëmit përllogaritej në rreth 10 milionë lekë të vjetra. Pra, në total ishin rreth 35 milionë lekë të vjetra që nuk dihet se ku përfunduan, ndonëse s’është e vështirë të merret me mend. Asokohe drejtoresha aktuale e kësaj ndërmarrje, Doriana Demo, denoncoi në Facebook paraardhësin e saj edhe për abuzimin me një tender për dyshekët e studentëve.

Ajo madje paralajmëroi që do të bënte kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës. Por fati i këtyre denoncimeve publike dhe atyre në Prokurori, nuk u mor vesh kurrë. Mbetet për t’u parë nëse tashmë me kalimin në varësi të Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi do të ndryshojë drejtues dhe bord administrimi, si dhe cfarë do të bëjë me pagat tejet të larta. Në kushtet kur numri i studentëve është i paktë në konvikte, s’ka më nevojë për shpenzime të larta për rroga apo vende pune fiktive.

©argjiroja.net 

Related Posts

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë
Kryesore

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD
Kryesore

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin
Kryesore

Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin

28/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al