• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncoi konsullatën greke në Gjirokastër, OMONIA sulmon Marin Memën dhe Top Channel: Emision i neveritur, të ndërhyjë shteti

12/05/2020
Denoncoi konsullatën greke në Gjirokastër, OMONIA sulmon Marin Memën dhe Top Channel: Emision i neveritur, të ndërhyjë shteti

Pas denoncimit në emisionin ‘Gjurmë Shqiptare’ të gazetarit Marin Mema në Top Channel, se një banori të fshatit Sopik iu hoq viza e posacme nga Konsullata Greke në Gjirokastër vetëm sepse deklaroi që fshati i tij është i banuar nga shqiptarë, ka reaguar organizata OMONIA. Përmes një deklarate OMONIA sulmon gazetarin Marin Mema, televizionin Top Channel dhe shtetasin Odise Gremo, të cilin e quan të sëmurë e të manipuluar. Nuk është hera e parë që OMONIA sulmon Marin Memën, i cili kujtojmë se figuron si person ‘non grata’ në shtetin fqinj. Argjirolajm.net dënon këto sulme dhe distancohet prej gjuhës së rëndë të përdorur në deklaratën e organizatë s OMONIA.

Deklarata

Denoncojmë me theksim të posaçëm përmbajtjen por edhe mjetet e përdorura në ushtrimin e të ashtuquajturit funksion gazetarie, në emisionin “Gjurmë Shqiptare” të producentit Marin Mema, që u transmetuar të Shtunën, 9 Maj 2020. Ai vijoi me motivet e tij tanimë të njohura të kultivimit të klimës antihelene duke targëtuar drejtpërdrejtë Minoritetin Etnik Grek autokton. Bëhet fjalë për një person në mision të porositur ku financuesit, ata sa lëvizin në prapaskenë dhe orkestruesit janë tanimë të njohur.

Nga kjo pikëpamje akoma një herë tjetër i ekspozuar është Stacioni Televiziv “Top Channel” përsa i përket detyrimit që ka për të kontribuar në bashkekzistencën sociale si parakusht për mirëqenien e shoqërisë mbarë.

Për më tepër emisioni në fjalë u përgatit duke përdorur kësaj radhe instrumente që refuzohen nga praktikat e mira dhe legjislacioni analog mbi informimin publik sikundër: kamerat e fshehta, regjistrime pa dijeninë e bashkëbiseduesit, manipulim personash që vuajnë nga sëmundje, përgjime etj. Këto metoda kanë dëmtuar në veçanti jo vetëm pjesëtarë të Komunitetit Etnik Grek në të shkuarën jo të largët por shoqërinë shqiptare mbarë.

Natyrisht “rifinitimi” me pikëpamje të ashtuquajturish akademikë apo pjesëtarë të Grupit të Helsinkit etj. nuk e mbulojnë lakuriqësinë e producentit përsa i përket objektivit, por përkundrazi ekspozojnë edhe vetë ata. I ekspozojnë ngaqë detyrim së pari i intelektualëve të kohës nuk është veçse të mësuarit e shoqërisë me parime dhe vlera të tjera. Me parësor detyrimin për respektim të të ndryshmes dhe promovimin e minoriteteve. Kjo është sa dikton realiteti dhe arritjet Europiane dhe në veçanti në Ditën e Europës që u zgjodh bile për transmetimin e këtij emisioni të neveritur.

Producenti në fjalë dhe sa pas tij kujtojnë se fshihen duhet të marrin parasysh përgjegjësinë përsa i përket pasojave që mundet të sjellë kultivimi sistematik i urrejtjes kundrejt Minoritetit Etnik Grek, pjesëtarëve dhe institucioneve të tij. Madje shembuj nga irritime të tilla respektive për fat të keq ekzistojnë.

Paralajmërojmë se klloçitja e vezëve të gjarprit të nacionalizmit është lojë e rrezikshme. Shteti e ka për detyrë të reagojë përderisa pretendon se tregon kujdes për shmangien e manifestimeve që mbarështrojnë urrejtjen ndëretnike dhe racizmin. Për më tepër sikundër ndodh në shtetet ku mbizotëron ligji detyrim i tij është, dhe ja rikujtojmë, mbrojtja e minoriteteve etnike e të tjera si parakusht i koherencës së brendshme, kusht pa të cilin nga ana e vetë për mirëqenie dhe prosperitet, – përfundon komunikata e OMONIA.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al