• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miqtë e botës së egër/ Nisma e të rinjve për të vëzhguar shpendët në Gjirokastër

14/05/2020
Miqtë e botës së egër/ Nisma e të rinjve për të vëzhguar shpendët në Gjirokastër

Lugina e Drinos është një nga habitatet kryesorë për shpendët në Shqipëri si për shpendët shtegtarë edhe për ata shpendë që dimërojnë në këtë luginë.

Një iniciativë e re ka krijuar një klub të rinjsh që do të synojnë mbrojtjen e shpendëve, vëzhgimin e tyre por edhe ndarjen e emocioneve me miq të tjerë dhe me vizitorë të kësaj lugine.

“Për herë të parë kalin e qyqes e kam parë dhe njohur në malin e Nivicës, kam qenë atje në një guidë turistike dhe ka qenë emocion shumë i madh sepse është shumë i bukur gjatë fluturimit dhe i mahniti të gjithë. Më pas jam informuar më shumë me profesor Gentin dhe u bëra pjesë e klubit”.

“Ne kemi pasur fatin të shikojmë shumë shpendë. Një prej tyre është kali i qyqes që është mes shpendëve të rrallë të luginës. Ai është shpend shtegtar por ne kemi parë edhe shumë shpendë dimërues në këtë luginë gjithashtu kemi parë skifterin kthetraverdhë, çafkën e përhimtë lejlekët dhe shumë shpendë të tjerë. Jemi duke planifikuar për ta ndarë këtë nismë edhe me turistët të cilët e vizitojnë Gjirokastrën. Vitet e fundit ka shumë vizitorë që kanë interes tek natyra”.

Genti Hyka profesori që u vendos në krye të kësaj iniciative thotë se të rinjtë po bëhen njohës shumë të mirë të natyrës dhe se njohja mund të kontribojë edhe për mbrojtje.

“Është shumë e rëndësishme që ne të kuptojmë dhe kujtojmë se një pjesë e mirë e gjimnazistëve punojnë gjatë verës në këto bizneset e vogla dhe ndihmojnë familjarët e tyre në bizneset që kanë të bëjnë me turizmin dhe ata mund të bëhen promovues shumë të mirë të vlerave të ekoturizmit dhe një rrjet kapilar shumë i rëndësishëm për ndarjen e informacionit dhe për tju ofruar turistëve diçka të tillë dhe lugina i ka këto mundësi. Kali i qyqes megjithëse po për mendet rishtas në fjalorin e përditshëm është një shpend i cili ka një histori qoftë biologjike, qoftë kulturore. Është shumë emocionuese të shohësh momentet kur ai fluturon teknikat e fluturimit, mënyrën e fluturimit. Është një shkabë në fund të fundit që ka një fluturim shumë interesant, ka oraret e veta dhe mënyrën e vetë të riprodhimit dhe është një shpend që ka një prindërim shumë të mirë.”

Me sinqeritetin dhe pasionin e moshës të rinjtë thonë se as karantina nuk i ka penguar që ta njohin natyrën.

“Unë të them të vërtetën e kam thyer nuk kam qëndruar asnjë ditë në shtëpi, e kam thyer për mirë. Kemi shëtitur shumë malet, pjesën e shpendëve, kemi parë lloje të ndryshme në ujëvarën e Selckës ndërsa shumë të rinj kanë qëndruar në shtëpi në telefon. Do t’jua këshilloja të gjithëve, pastaj karantina …lere çfarë është karantina është një gjë kot.”

Gjirokastra është mes qarqeve me shumëllojshmëri të lartë speciesh. Lugina është fjetorja më e madhe në Europë e skifterit kthetraverdhë si dhe strehon gjatë verës kalin e qyqes ose shqiponjën e bardhë një prej shpendëve më të rrezikuar me zhdukje në nivel global./ Tch

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

“Mou2”, “Speciali” prezantohet pas Bilbao-s, kontratë deri në 2028

18/05/2026
Misteri i shisheve të shampanjës në rrënojat e Titanikut, pse nuk u thyen në fund të Atlantikut

Misteri i shisheve të shampanjës në rrënojat e Titanikut, pse nuk u thyen në fund të Atlantikut

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al