Pas tre ditësh ulje e ndjeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi sot rritje të rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit. 11 prej të prekurve janë vetëm në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.
Të infektuarit e rinj janë kryesisht punonjës të fasonerive në Tiranë dhe Krujë, ndërsa në Berat janë punonjës të Ujësjellësit ku edhe është krijuar një vatër e re epidemike, pas infektimit të ekonomistes dy ditë më parë.
Të shëruar janë 6 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 898 persona, prej të cilëve janë shëruar 694, ose 77% e të prekurve.
19 pacientë ndodhen të shtruar në dy spitalet COVID, 3 prej tyre në terapi intensive.