• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trafiku i kanabisit dhe dosja “Habilaj”, ish-drejtori Jaeld Çela tregon përse u vetëdorëzua në polici

16/05/2020
Trafiku i kanabisit dhe dosja “Habilaj”, ish-drejtori Jaeld Çela tregon përse u vetëdorëzua në polici

Jaeld Çela, ish drejtori i Policisë së Vlorës, i cili ishte në kërkim nga Policia, është vetëdorëzuar këtë të shtunë. Në dëshminë e tij para efektivëve, për arsyet përse vendosi të dorëzohej pas dy vitesh në arrati, thotë se është i pafajshëm ndërsa akuzon prokurorët se “më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit”.

“Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…”, ka thënë Çela.

Më poshtë deklarata e Jaeld Çelës e marrë përmes avokatit:

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.
Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).
Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.
Më udhëhoqi:
-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;
-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;
-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.

Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajsinë time sepse ajo mbështetet mbi të vertetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….
Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës.

Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.
Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.
Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…

Në këtë proçes, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i “falenderoj” prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË. Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara.

Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al