• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I vuri pistoletën në kokë djalit të biznesmenit, arrestohet 22-vjeçari

19/05/2020
Kërcënoi me armë dy të rinj, arrestohet 31-vjeçari

Policia njoftoi sot se ka arrestuar Anxhelino Çervanakun, i cili ishte shpallur në kërkim që në korrik të vitit 2014 pasi tentoi të vriste një person gjatë një sherri mes tyre në fshatin Frakull.  Por, krahas tentativës për vrasjen e një personi në vitin 2014 në Fier, Çervanaku është një emër i njohur për policinë duke dalë sërish në pah një vit më vonë.

Plagosja

Pas një sherri, Anxhelino Çervanaku ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të B.M në fshatin Frakull të Fierit, por fatmirësisht objektivi shpëtoi.

“Nga Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Policisë së Qarkut Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Anxhelino Çervanaku, 22 vjeç,banues në fshatin Frakull e Madhe, Fier. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj këtij shtetasi për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë”, thuhej në njoftimin e policisë.

Asokohe, policia raportoi se Anxhelino Çervanaku bashkë me shokun e tij Devis Rustemaj kërcënuan me armë zjarri djalin e një biznesmeni të njohur karburantesh në Tiranë për shkak të një borxhi.

Djali i biznesmenit deklaroi në atë kohë në polici, se ai ndodhej i vetëm në momentin që dy personat e lartpërmendur i kanë prerë rrugën, dhe duke i vënë pistoletën në kokë i kanë kërkuar atij shumën prej 1 mijë eurosh që ai u kishte marrë borxh pak kohë më parë.

Atentati

Disa kohë pasi kërcënuan djalin e biznesmenit, shokut të Ccervanakut, Devis Rustemajt i bënë një atentat në rrugën “Xhanfize Keko”, por policia nuk bëri dot një lidhje mes dy ngjarjeve duke hetuar edhe për një pistë tjetër, atë të konflikteve të çastit mes palëve.

Ccervanaku ka qenë mjaft aktiv në rrjetin social Facebook edhe pse ishte shpallur në kërkim prej gjashtë vitesh në 2014.

 

Related Posts

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”
Kryesore

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Kryesore

Aksidenti tragjik në Gjermani, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

16/11/2026
Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social
Kryesore

Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, Shqipëria shkon në konflikt social

16/11/2026
Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve
Kryesore

Kumbaro mbledh socialistët në Gjirokastër: Vendosëm pikat mbi “i” për punën tonë, do të jemi çdo ditë më pranë njerëzve

16/11/2026
Butrinti me koncension, reagon UNESCO: Shqetësimet do të shqyrtohen nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore
Kryesore

Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore

16/11/2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint
Kryesore

Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe Butrint

16/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjermania turpëron Holandën, i shënon 5 gola

Gjermania turpëron Holandën, i shënon 5 gola

16/11/2026
Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

Rama: Pa Trump-in, askush nuk do t’ia dinte për “Flamingot”

16/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al