• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një i vdekur, 4 të plagosur/ Si u aksidentua ambulanca e nisur nga Saranda, detaje nga aksidenti i frikshëm (VIDEO)

26/05/2020
Një i vdekur, 4 të plagosur/ Si u aksidentua ambulanca e nisur nga Saranda, detaje nga aksidenti i frikshëm (VIDEO)

Detaje nga aksidenti tragjik qe ndodhi në segmentin rrugor Fier-Lushnjë, teksa një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë pacienti që ndodhej brenda në të.

Sipas burimeve të Policisë, në ambulancë ishin 5 persona, ndërsa është në gjendje të rëndë shoferi. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Krutje të Lushnjës, ndërsa ambulanca po udhëtonte në drejtim të Tiranës.

Shoferi, i cili drejtonte ambulancën, Niko Hila, 55 vjeç, është dëmtuar rëndë, ndërsa pacienti Nebi Marku, 62 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë dot. Burimet nga vendi i ngjarjes thanë se viktima i aksidentit në fshatin Krutje të Lushnjës ishte një shtetas që kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Sarandë, por për shkak të komplikacioneve të rënda, mjekët e kanë nisur për në Tiranë për një shërbim më të specializuar.

Mësohet se ambulanca ka tentuar të parakalojë një automjet tjetër, por duke qenë se automjeti nuk e ka hapur rrugën plotësisht, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierat metalike të autostradës, duke bërë që të rrotullohet disa herë në rrugë. Kjo përplasje ka qenë fatale për pacientin Nebi Marku.

Drejtuesi i ambulancës është transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku mësohet se ka marrë fraktura të shumta në kokë. Mjekët theksuan se gjendja e tij është e rëndë, si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë.

Nuk kanë qenë vetëm dy shtetasit e lartpërmendur në autoambulancë, por edhe tre persona të tjerë. Mjeku shoqërues, infermierja dhe djali i pacientit, të cilët kanë marrë dëmtime më të lehta.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes i ka thënë Policisë se autoambulanca po kërkonte korsi të hapur, por asnjë mjet nuk po ia mundësonte parakalimin, çka dyshohet të ketë sjellë tragjedinë.

“Ambulanca po kërkonte rrugë të lirë, por automjetet nuk po e respektonin dhe asnjëra nuk ia hapte rrugën. Edhe në çastin e fundit kur kërkoi të parakalonte një automjet tjetër, nuk gjeti shumë hapësirë dhe u përplas me bordurat anësore të rrugës. Pastaj nuk di se sa herë bëri salto. Ishte pamje e tmerrshme. Sapo e pamë, njoftuam Policinë”, ka thënë një dëshmitar./ Panorama

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barazim në kohën e rregullt, Dinamo beson në kualifikimin në Conference League – Balkanweb.com – News24

Shuhet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo mposhtet nga Pafos (VIDEO)

27/08/2026
VIDEO/ Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al