• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fondet për bujqësinë, Çuçi: Aplikimet nisin më 29 maj përmes portalit e-Albania

26/05/2020
Fondet për bujqësinë, Çuçi: Aplikimet nisin më 29 maj përmes portalit e-Albania

Fermerë në Korçë shprehën ditët e fundit pakënaqësitë e tyre rreth mungesës së informimit për skemat mbështetëse të qeverisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi pranoi për Euronews Albania problematikën dhe shpjegoi procedurat dhe skemat mbështetëse.

Çuçi tha se javën e shkuar janë hapur thirrjet për skemat kombëtare të mbështetjes dhe se ekspertët e Ministrisë do të shkojnë në çdo zonë për të informuar.

Krahas kësaj ai shtoi se informimi do të jetë edhe në rrjetet sociale, ndërsa aplikimet online.

Skema kombëtare e mbështetjes së fermerëve këtë vit pritet të jetë e drejtpërdrejtë me subvencionime për investime kryesisht në blegtori dhe bletari.

“Mbështetja do jetë më e lehtë sepse do të bazohet vetëm mbi numrin e krerëve të matrikuluar të bagëtive, rreth 12 mijë lekë për delet ose dhitë dhe 10 mijë lekë për lopët,” – tha më me detaje Çuçi duke treguar më pas edhe për ndryshimet e plastmasëve të serave me 20 për qind rimbursim të tatimit mbi vlerën e shtuar të importit të plastmasës në Shqipëri.

Certifikimi i cilësisë së produkteve bujqësore do të jetë gjithashtu objektiv kryesor i mbështetjes së qeverisë këtë vit, ku pritet që shteti të marrë për sipër deri në 50 për qind të kostove të certifikimeve.

Çuçi këmbënguli se pjesë e skemës kombëtare janë gjithashtu mbështetjet në agroturizëm dhe se aplikimet do të bëhen vetëm online përmes web-faqes e-albania.

Përveç mbështetjes kombëtare, fermerët kanë mundësi të mbështeten edhe nga programi IPARD.

Çuçi tregoi se aktualisht po shqyrtohen aplikimet e thirrjes së dytë të këtij programi, i cili pritet të ketë edhe një thirrje tjetër brenda këtij viti.

“Pas thirrjes së parë, vitin e shkuar, në fillim të këtij viti qe bërë thirrja e dytë e programit dhe jemi në fazën e shqyrtimit të aplikimeve, shpresojmë t’i mbyllim sa më shpejt dhe që brenda shtatorit apo tetorit të këtij viti të bëjmë një thirrje të tretë,” – u shpreh Ministri duke theksuar se ky është një lajm i mirë për fermerët, pasi shton mundësitë për të gjetur mbështetje.

Programi IPARD i Bashkimit Evropian mbështet bujqësinë dhe zhvillimin rural duke siguruar asistencë teknike dhe investime për logjistikë në zhvillimin dhe diversifikimin e fermave.

Aktualisht, në thirrjen e dytë, pritet që Ministria të shpallë fituesit dhe më pas të lidhë kontrata.

Ministri Çuçi tha se fermerët fitues do të lajmërohen individualisht dhe kontratat do të lidhen përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

“Vitet e fundit kemi pasur interes në rritje të atyre që duan të investojnë në bujqësi dhe për këtë presim që në të ardhmen portofoli të jetë më i madh se në thirrjen e parë, që është rreth 52 milionë euro, gjysma e së cilave paguhen përmes IPARD-it,” – tha Çuçi.

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al