• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi prekë i gruas: Pas 5 vitesh martesë, bashkëshorti më la dhe vendosi të jetonte me dikë tjetër (VIDEO)

31/05/2020
Rrëfimi prekë i gruas: Pas 5 vitesh martesë, bashkëshorti më la dhe vendosi të jetonte me dikë tjetër (VIDEO)

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të zonjës Edlira. Ajo në studio rrëfeu se pas 5 vitesh martesë, burri i saj vendosi të jetonte me dikë tjetër. Ka qenë një periudhë e vështirë, por ajo mori forcë për të ecur përpara për djalin që kishin sjellë në jetë. Edlira iu përkushtua jo vetëm kujdesit për djalin, por edhe shkollimit të saj. Në moshën 29-vjeçare, ajo vendos të bëjë universitetin, por ato 4 vite kanë qenë vite luftë për të.

Një ndihmë dhe mbështetje të madhe i ka dhënë jo vëtëm familja, por edhe ish-bashkëshorti, i cili përveç se jepte pensionin për djalin, gjithashtu lidhi dhë një rrogë për ish-gruan e tij, që ajo të mund të vazhdonte shkollën.

Edlira: Si çdo vajzë e re, edhe unë u dashurova dhe u martova me njeriun, që shpresoja të kaloja jetën. Pas 5 vjetësh martesë, ish-bashkëshorti im vendosi të jetonte me dikë tjetër. Në heshtje e pranova sepse e bëri fakt të kryer, ishte e kotë që unë të vazhdoja të këmbëngulja. Kështu pas shumë mendimesh me veten time, ose duke biseduar me vetë ndërgjegjen time vendosa që djalin do ta rrit e vetme. Sepse nga kjo martesë na erdhi në jetë një fëmijë, djalë, që unë e rrita me shumë përkushtim. Pasi vitet kaluan unë shikoja që nuk ishte kjo jeta që unë kërkoja dhe vendosa që unë të vazhdoja shkollën, universitetin.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe?

Edlira: Në moshën 29 vjeç! Nuk mund ta shpreh dot me fjalë sa punë të madhe, kolosale kam bërë për të vazhduar shkollën. Katër vite shkollë kanë qenë katër vite luftë. Babai im, ndjesë pastë sepse nuk jeton më, e kishte shumë dëshirë të madhe të vazhdoja shkollën dhe kur kthehesha nga provimet ishte i pari që më priste tek dera. Nëse unë do të isha fytyrë qeshur kuptohej që do ta kisha mrrë provimin, nëse do të isha pak e mërzitur do vinte të më hidhte duart në qafë dhe do më thoshte s’ka problem do të vazhdosh përsëri. Dhe kështu kaluan vitet, unë mbarova shkollën, ndërkohë shkollohej edhe djali edhe unë, të dy bashkë. Por doja të theksoja që gjatë këtyre viteve, unë nuk ia urreva kurrë të atin, nuk ia urreva sepse doja që fëmija im mos të kishte probleme në moshën e adoleshencës sepse në fund të fundit është i ati. Edhe pse ai gaboi në jetë, ai përsëri iu përkushtua rritjes së djalit, shkollimit të djalit, por jo vetëm shkollimit të djalit, por edhe shkollimit tim.

Ardit Gjebrea: Në çfarë mënyrë?

Edlira: Gjatë kohës që jepte penison për djalin, jepte dhe për mua, më lidhi dhe mua një rrogë. Më lidhi këtë rrogë sepse e dinte që ëndrra ime ishte shkollimi. Gjatë gjithë këtyre viteve, derisa unë dola në punë, derisa unë fillova profesion tim si mësuese, kam patur ndihmën e ish-bashkëshortit.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al