• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njihuni me Martinin, 12-vjecari nga Saranda që luan në violinë tek bulevardi qytetit (VIDEO)

01/06/2020
Njihuni me Martinin, 12-vjecari nga Saranda që luan në violinë tek bulevardi qytetit (VIDEO)

Ambientet e qendrës kulturore të fëmijëve në Sarandë kanë qenë të zbrazëta për shumë kohë përgjatë dy muajve të pandemisë. I vetmi që ka studiuar këtu është Martini 12 vjeç i cili studion në violinë dhe është shumë i njohur në Sarandë sepse qytetarët e kanë ndeshur atë në shëtitore ndërsa teston veten dhe ju jep momente kënaqësie.

” Unë jam Martin Xuxi dhe jam 12 vjeç. Pasioni im është violina dhe e dua shumë atë sepse më ka udhëhequr mua në rrugën e jetës. E kam nisur violinën që 5 vjeç dhe tani jam 12 vjeç.

Unë zakonisht dal shëtitje dhe i bie violinës atje, hap violinën dhe i bie direkt pjesës. Mblidhen të gjithë dhe më shohin mua dhe unë kënaqem që njerëzit kënaqen me muzikën time.”

Si të gjithë fëmijët Martini pëlqen të luajë, ai luan futboll, luan shah megjithatë koha për lojërat është shumë e kufizuar

” Më mbetet dhe pak kohë për lojën mua por nuk më mbetet shumë. Unë kam marrë dhe çmime dhe ndihem shumë i vlerësuar krahasimisht me shokët.

Investimi në muzikë nuk është një investim i lehtë dhe e gjithë familja është e angazhuar për ta transportuar drejt Tiranës ku Martini merr mësime çdo fundjavë. Është një sakrificë që familja beson se ja vlen.

” Unë jam violinist dhe babai im gjithashtu madje kisha dhe djalin e madh në atë kohë që e mësoja dhe kur ne luanim në shtëpi ai mundohej të na imitonte ne dhe merrte çfarë gjente ndonjë lodër dhe e bënte si violinë dhe kur vajti 5 vjeç atëherë filluam të merreshim seriozisht me violinën dhe më kujtohet që çdo ditë pas kopshtit studionim nga gjysmë ore sepse mosha nuk lejonte më tepër dhe brenda disa muajve filloi të luante pjesët e para dhe dukej që i luante me shumë pasion.

Ne jemi katër breza tani bashkë me Martinin që luajmë në violinë, që nga stërgjyshi, gjyshi , babai që ka qenë gjithë jetën mësues muzike, unë dhe shpresojmë që Martini të eci akoma më përpara.

Është sakrificë e madhe se ne jetojmë në Sarandë dhe jemi larg me qendrën dhe detyrohemi çdo fundjavë që shkojmë me makinën tonë e gjithë familja sepse ai do edhe mbështetje morale.”

Martini ka më shumë se 10 çmime dhe diploma ndërsa beson se do të bëhet një violinist i famshëm në të ardhmen.

” Unë kam marrë çmime dhe tani gjatë karantinës sepse kam punuar nga shtëpia, një çmim ka qenë për mua konkursi ” Muzika flet”, një çmim tjetër ai special me 98 pikë, ndërsa këto janë çmime të tjera shumë të rëndësishme. Një çmim e kam fituar në Prishtinë etj.Kur të rritem do të bëhem një violinist shumë i famshëm në botë. Do më njohë e gjithë bota.”/ tch

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

“Tërmet” në Itali, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i “azzurrëve”, Maldini-Leonardo drejt dorëheqjes

27/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al