• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Koronavirusi ndryshon industrinë e filmit, jo më skena intime

02/06/2020
Koronavirusi ndryshon industrinë e filmit, jo më skena intime

Koronavirusi ka paralizuar edhe industrinë e filmit, si çdo fushë tjetër të jetës. Nuk do të ketë më kontakte fizike si zakonisht dhe kjo nuk u referohet vetëm atyre intime, por edhe skenave të tjera interpretimi.

Por a po i kthehemi një filmi klasik në kinema? Bota e filmit po diskuton prej disa javësh për masat e reja të marra për shkak të situatës që shkaktoi pandemia. Xhirimet e filmave nuk u ndaluan me ligj, por praktikisht u bënë të pamundur për shkak të rrezikut të infektimit. Megjithatë, aktrimi vepron me trup, kështu që xhirimet bëhen pothuaj të pamundura nëse duhet të ruash distancën sociale. Kjo nuk vlen vetëm për skenat intime, por edhe për inskenimet e një grindjeje ku aktorët përleshen. “Do ishte për të ardhur keq, nëse në të ardhmen do të kishte më pak skena erotike. Por edhe në skena të tjera vlen: Ne paraqesim afrimitetin njerëzor. Pa të nuk bëhet”,- thotë për DË Sebastian Andrae, autor skenarësh dhe drejtues i Shoqatës së Skenaristëve.

“Tani po kërkohen koncepte sigurie, si ato që ka aplikuar futbolli. Kemi mësuar shumë nga futbolli, situata është e krahasueshme me xhirimet. Ka ekipe para dhe pas kamerave, për të cilat ka rregulla të ndryshme”,- thotë producenti Nico Hofmann. Nëse distanca në një skenë nuk mund të mbahet më shumë se një minutë, atëherë aktorët duhet të kalojnë në karantinë. “Për të gjitha rolet e tjera vlen testim i rregullt i aktorëve.”

Në kinematografi rregulla të tilla shihen si pa alternativa, nëse duhet të vazhdohet me produksionet e filmave. Një infektim në ekipin e xhirimit do të thotë, në shumë raste, fund për xhirimin. Dhe këto masa kanë koston e tyre. Rritja e masave në xhirim shton shpenzimet, thotë Nico Hofmann: “Matja e temperaturës, protokollimi i kontakteve, masat e higjienës. Koha e punës rritet kështu me 20 për qind e bashkë me të, edhe kostoja e xhirimeve.”

Kështu, skenat e filmave të tillë si “Fifty Shades of Grey” do të përballen me një censurë të vërtetë nëse do t’u duhet të respektojnë distancën sociale, shkruan Daily Mail duke shtuar se edhe për këtë industri, kufizimet do të sjellin një kosto të shtuar. Koronavirusi ka të ngjarë të ndryshojë industrinë e prodhimit të filmave.

Related Posts

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA
Kryesore

Braktisën gjithçka në Amerikë për të jetuar në Sarandë, historia e çiftit nga SHBA

19/08/2026
5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut
Argjiro +

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
Pikante

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

26/07/2026
Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti
Lajme

Kapet në Vlorë peshku 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti

15/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barcola vishet i kuq, Liverpool arrin marrëveshjen me PSG për 100 mln paund

Barcola vishet i kuq, Liverpool arrin marrëveshjen me PSG për 100 mln paund

27/08/2026
Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas – Balkanweb.com – News24

Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al