Piraterimi i kanaleve të platformës së transmentimeve televizive “Digit Alb” është konstatuar dhe në qytetin e Erkesës. Sektori i Antipiraterisë së DigitAlb në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Korçës të mbështetura nga forcat e Komisariatit të Policisë Ersekë realizuan operacionin për sekuestrimin e aparaturave në studion e subjektit kabllor Erseka Sat në administrimin e shtetasit Dritan Memushi, në qytetin e Ersekës i cili transmetonte në mënyrë të paligjshme përmes piratimit programet e DigitAlb.
Gjatë kontrollit në Studion u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 15 aparate në gjendje pune satelitorë dhe IPTV që transmetonin kanalet televizive DigitAlb, Sky, Mediaset dhe kanaleve greke për të cilat nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni dhe realizonte transmetimin e tyre në mënyrë pirate.
Gjatë verifikimeve të kryera nga strukturat policore rezultoi se ky subjekt kryente shpërndarjen e programeve të DigitAlb nëpërmjet kabllos edhe pse nuk është i licencuar duke shmangur detyrimet tatimore dhe fshehur të ardhurat, pra kryer evazion fiskal.
Ndaj administratorit të Kabllor Erseka Sat, Dritan Memushi nisi procedimi penal për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë” parashikuar nga neni 149/a të Kodit Penal dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
Operacioni për kontrollin dhe evidentimin e veprimtarisë së paligjshme nisi dje (04/05/2020) rreth orës 13:00 kur inspektorët policorë dhe ekspertët mbërritë në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm. Gjatë verifikimeve të kryera rezultoi se ky subjekt kryente dhe shpëndarje te internetit për familjarë nëpërmjet fibrave optike, për të cilën nuk ishte i liçensuar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe fshehur të ardhurat. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë për hetime të mëtejshme.
Por si funksiononte skema
Në një raport të siguruar nga Gazeta “Shqip” jepet skema se si funksiononte e piraterimit së kanaleve të platformës “Digit Alb”. Operacioni përfundoi me arrestimin e 4 personave pjesë e 3 grupeve të ndryshme kriminale dhe janë nën hetim disa grupe të tjara që piratojnë DigitAlb.
Personat ishin zbuluar përmes blerjeve të simuluara nga sektori i Antipiraterisdë dhe mbaheshin nën vëzhgim për veprimtarinë e tyre që e kishte zanafillën shumë herët. Materialet i ishin referuar policisë përmes kontakteve zyratre mne autoritet policore. Kundravajtësit kryenin aktivitet të paligjshëm prej disa muajsh.
Operacioni
Operacioni për arrestimin e filloi rreth orës 13:00 të dt. 02/06/20202 me kryerjen e bleres së simuluar të Android Box IPTV me DigitAlb Premium. Personi u kontaktua përmes telefonit me nr. 0675152900. Takimi për dorzimin e pajisjeve pirate u la në afërsi të Stadiumit “Selman Stërmasi”. Në momentin e shkëmbimit policia ndërhyn dhe arreston në kushtet e fragrancës kundravajtësin, shitës i Androit Box-ve IPTV me abonim vjetor DigitAlb Premium. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 Android Box-e IPTV me vlerë 160 euro secili.
Në pas në banesën e të arrestuarit në Rrugën “Komuna e Parisit” u sekuestruan edhe dy kompjutera që shërbenin si servera si dhe makina e tipit BMË me të cilën kryente aktivitetin e paligjshëm.
Operacioni i dytë
Operacioni për arrestimin e grupit të dytë nisi në orën 15:00 menjëherë pas porosisë për blerjen e simuluar të e 3 aparateve piratë Android Box IPTV me DigitAlb Premium. Personi u kontaktua përmes telefonit. Ai mbërriti në vendtakimin e dakorduar te Maternitetit i Ri me makinë dhe në momentin e dorëzimit të pajisjeve policia ndërhyn dhe e arreston atë në flagrancë. Personi i adresoi te benesa e tij në zonën e Shkozës ku u pas kontrollit u gjetën edhe disa Android Box-e IPTV me DigitAlb Premium gati për t’u tregtuar. Policia arrestoi si bashkëpunëtor edhe vëllain e kundravatësit penal.
Në cilësinë e provave materiale u kapën Android Box-et, kompjuterat që shërbenin si server si dhe makina me të cilin kryenin aktivitetin e paligjshëm. Vlera e aparatit pirat me abonim 6 mujor IPTV, (80 euro).
Operacioni i tretë
Rreth orës 17:00 u realizua arretimi i një personi i cili kryente shtije Android Box IPTV me Digital Premium. Personi i ishte bërë blerja e aparateve piratë në llogarinë e tij në një bankë të nivelit të dytë. U kontalktua përmes telefonit dhe policia bazuar në provat e praqitura nga DigitAlb kreu arrestimin e kundravajtësit J.S. në Rrugën Ferit Xhajko. Në cilësinë e provës materiale janë faturat e blerjeve të realizuara në llogarinë e tij në bankën e nivelit të dytë./ TCh