• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i Mirela Kumbaros: Ju tregoj çfarë më lidh me Gjirokastrën dhe Libohovën

24/04/2017
Rrëfimi i Mirela Kumbaros: Ju tregoj çfarë më lidh me Gjirokastrën dhe Libohovën

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin “Dritare” në Alpo Televizion, në një rrëfim të gjatë për karrierën dhe angazhimin e saj politik, ka treguar gjithashtu edhe lidhjen me Libohovën që prej fëmijërisë e deri në ditët e sotme.

Kumbaro thotë se ka qenë prezente në Libohovë vazhdimisht që prej fëmijërisë së saj e deri në ditët e sotme, por duke mos qenë ministre më parë, natyrisht që vizitat e saj të shpeshta nuk merrni vëmendje pasi ishin thjesht vizita të një personi të zakonshëm me origjinë nga Libohova.

Më poshtë rrëfimi i plotë për Libohovën dhe lidhjen e veçantë që ajo dhe të parët e saj kanë me këtë qytet.

“Unë jam nga Libohova nga babai, nga familja e Kumbaratëve. Gjithë familja ime nga babai kanë lindur dhe kanë jetuar në Libohovë.Unë vetë kam lindur në Tiranë, por familja vazhdon ta ketë shtëpinë në Libohovë. Dhe unë që ditën që kam lindur e deri më sot nuk kam rreshtur asnjë vit së ardhuri rregullisht në Libohovë, në të gjithë periudhat e pushimeve, por edhe në të gjitha ngjarjet familjare. Sepse është një familje që vazhdon zemrën ta ketë pikërisht në atë shtëpinë e familjes në Libohovë.

Unë kam ardhur çdo behar në Libohovë, që ditën që mbaronte shkolla e derisa fillonte sërish. Kjo në fakt është gjithë tradita e familjes time, halla, xhaxhallarë etj. Familja e Kumbaratëve është një familje shumë e madhe që ka nxjerrë njerëz kryesisht profesionistë, të cilët jetën e kanë ndërtuar mbi bazën e profesionit, të solidaritetit shumë të madh familjar, që nga inxhinierë, mjekë, diplomatë etj. Pjesa ime gjirokastrite është nga mamaja. Ajo është gjirokastrite me origjinë, me mbiemër Qallimi dhe babai dhe Boce nga e ëma.

Mamaja ime është mbesa e një patrioti shumë të madh si Elmaz Boce, i cili ka qenë një ndër themeluesit e shkollës së parë shqipe në Gjirokastër, shkollës “Liria” në Gjirokastër dhe  një ndër firmëtarët e aktit të Pavarëisë në Vlorë. Stërgjyshi im ka qenë një personazh i rëndësishëm politik dhe kulturor, pasi ka qenë gjithashtu edhe një ndër themeluesit e teatrit të parë në Gjirokastër, teatrit “Besa”.

Të gjithë këto më kanë vënë para përgjegjësisë se duhet të bëj jashtëzakonisht shumë në jetë për të merituar atë emër të madh dhe për të vazhduar këtë trashëgimi kulturore të familjes time. Më duhet të vazhdoj emrin e mirë të familjes time.

Gazetari: Në Libohovë më kanë thënë se ministrja Kumbaro vjen shpesh dhe fle aty?

“Kjo vërteton atë çfarë thashë unë përpara dhe më vjen mirë që kjo vihet re. Në Libohovë ka njerëz që i njoh që kur kam qenë e vogël dhe më kanë shoqëruar gjithë jetën. Por jo vetëm kaq, ka edhe një arsye tjetër. Babai im, që ka ndërruar jetë në vitin 2013, ka punuar tërë jetën e vet në arsim. Ai dhe xhaxhallarët e mi kanë pasur një lidhje shumë të fort shpirtërore me Libohovën dhe janë përpjekur të kontribuojnë. Për shembull shkolla bujqësore, sot gjimnazi i Libohovës, ka qenë hapur me iniciativën dhe këmbënguljen të babait tim në vitet ’70. Halla ime ka qenë mesuese në shkollën e Labovës.

Gjyshi im Riza Kumbaro është një ndër arsimtarët e parë të Libohovës, ka qenë mesues në Nepravishtë, Labovë etj. Unë i gjej vazhdimisht këto gjurmë. Shkoj sot dhe takoj ish-nxënës të tij. Kjo vazhdimësi e familjes në fushën e arsimit dhe kulturës, mua më bën të lumtur, më bën krenare, por as më shqitet ndjenja e përgjegjësië që edhe unë duhet të kontribuojë”

/Libohova Online/ 

Related Posts

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025
Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen” me shpërblimet për festa, ja kush përfiton

22/12/2025
Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK
Kryesore

Ka një “sherif” të ri, Klodian Braho merr drejtimin e SPAK

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

Familja e Fjollës me reagim publik: Një grua që ka kaluar sfida të mëdha në jetë!

22/12/2025
Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

Goditje e rendë për Liverpul, Isak thyen këmbën

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al