• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nis regjistrimi i tokave të rivierës/ Nga Palasa te Vunoi, ja cilat janë 8 zonat kadastrale të përfshira

08/06/2020
Nis regjistrimi i tokave të rivierës/ Nga Palasa te Vunoi, ja cilat janë 8 zonat kadastrale të përfshira

Në 8 qershor nisi një proces aq i shumëpritur, ai i regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut. Operacioni më i madh i ndërmarrë nga shteti do të përfshijë 8 zona kadastrale: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilekë, Ilias, Himarë, Nivicë.

“Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private dhe 5200 pasuri shtetërore. Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 rezidentë apo të emigruar nga këto zona”, u shpreh Artan Lame, Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Përgjatë gati 30 viteve të tranzicionit, procesi i regjistrimit të pronave ka filluar 2 herë, por është braktisur pa u përfunduar. Por kreu i ASHK-së i premtoi banorëve, që kësaj herë shteti shqiptar do ta çojë deri në fund këtë proces. Në kushtet që Kadastra e Vlorës ka problem me gjetjen e një drejtuesi, pas largimit të para pak ditëve të Viola Himës, e gjashta që dorëhiqet brenda një periudhe të shkurtër kohe, Lame bëri këtë deklaratë.

“I gjithë procesi do të monitorohet nga ekipet tona të dërguara nga Tirana. Kjo për shkak të ekspertizës më të mirë e cila është grumbulluar pranë Drejtorisë së Përgjithshme këtu në Tiranë, por edhe për shkak të shmangies së konfliktit të interesit midis punonjësve lokalë, si dhe për të mos përfshirë në këtë proces një drejtori rajonale si ajo e Vlorës, e cila për fat të keq muajt e fundit ka shfaqur problematika të mbartura e të mahisura prej vitesh”, tha Lame.

Jemi në sezon turistik dhe pas pandemisë, ky sektor po lufton për t’u futur në shinat e duhura. Procesi i regjistrimit të pronave në jug do të zgjasë disa muaj dhe kjo do të krijojë mundësinë për investime të ligjshme, që nga pronari që do të hapë dy apo tre dhoma e deri tek ata sipërmarrës që duan të ndërtojnë komplekse dhe hotele turistike të mëdha./ TCH

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fluks largimesh, Leao drejt Turqisë, Milan i “tregon derën” 4 lojtarëve

Fluks largimesh, Leao drejt Turqisë, Milan i “tregon derën” 4 lojtarëve

27/08/2026
Barcola vishet i kuq, Liverpool arrin marrëveshjen me PSG për 100 mln paund

Barcola vishet i kuq, Liverpool arrin marrëveshjen me PSG për 100 mln paund

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al