• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi bëhet pishman, heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme dhe largimi i Ramës: Njerëzit do të votojnë kundër tij

10/06/2020
Monika Kryemadhi bëhet pishman, heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme dhe largimi i Ramës: Njerëzit do të votojnë kundër tij

Opozita është pajtuar me idenë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se vendin e ndajnë 10 muaj kohë nga procesi i votimit, që përkon me afatin e propozuar në marrëveshjen e Këshillit Politik, që zgjedhjet të mbahen në prill-maj.

Gjatë një interviste të dhënë për “News24” në emisionin e Sokol Ballës, kryetarja e LSI-së thotë se koha nuk premton për asnjë forcë politike që të përgatitet për përzgjedhjen e kandidatëve dhe fushatën elektorale.

“Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve, jemi shumë vonë sa i përket angazhimit. Çdo parti është shumë vonë me përgatitjet”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi zbuloi edhe faktin se LSI ka parë me rezerva propozimin e Partisë Demokratike që buxheti i shtetit të marrë përsipër peshën më të madhe të financimit të partive politike në fushatë elektorale. Ajo u shpreh gjithashtu e gatshme që të përballet me Edi Ramën.

“Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik. Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm. Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh, pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij. Ndaj mua më leverdis prania e tij”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi e vlerësoi si strategji shpëtimit të Edi Ramës thirrjen për t’u takuar me Bashën dhe foli me bindje se një takim i tillë nuk ka për të ndodhur, përveçse tek kutitë e votimit.

“Kur është keq Edi Rama bën thirrje për tryeza. Ata të dy (Rama-Basha) do të takohen në kutinë e votimit dhe jo më në tryeza”, tha ajo.

Megjithatë, opozita është qortuar se me marrëveshjen e nënshkruar iu rikthye sistemit që me djegien e mandateve synoi që ta rrëzojë dhe i dha të drejtë Edi Ramës për zgjedhjet e 2017, që PD-LSI i kanë sulmuar si të manipuluara dhe të blera me ndihmën e krimit të organizuar.

Por, Kryemadhi bën një bilanc pozitiv të aksionit ekstrem më shumë se njëvjeçar të opozitës, përfshirë këtu edhe vendimin për të mos hyrë në zgjedhjet vendore të qershorit të vitit të kaluar.

“Ne kemi arritur në një fitore në iluminimin e faktorit ndërkombëtar. Ne jemi një pikë në oqeanin e tyre, ndonjëherë të nevojshëm si xhepa për të shkarkuar ndonjë problem që kanë, si me emigrantët. Kur gjërat bëhen më prezente, më flagrante si me teatrin fillojnë edhe të tjerët lëvizin. Lëvizin pak më vonë këtu te ne se jemi vend i vogël. Ndërkombëtarët kanë qenë ata që i thoshin vazhdo Ramës, kanë qenë muri kinez. Ky mur u shemb që ata të ruanin themelet e veta në vazhdimësi”, tha Kryemadhi.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al